Sport

Përlotet Pirro Dhima kur flet për bashkëshorten që nuk jeton më dhe fëmijët...

Gjatë diskutimit, Pyrros Dimas komentoi se: “Është gjëja më e bukur që mund të ndodhë në jetën tuaj që fëmijët e vegjël të kenë ju si model. Është edhe gëzim edhe vlerësim. Gjithmonë kam qenë modest, jam ky që jam. Nuk kam nevojë të provoj asgjë”.

18 Shkurt 2023, 21:19 Nga DOSJA
Përlotet Pirro Dhima kur flet për bashkëshorten që nuk jeton

GREQI - Pirros Dhima  ka përmendur humbjen e gruas, por edhe fëmijët në një intervistë që ka dhënë.
Teksa ka folur në kamerën e “Nuk bëhet më mirë” për vdekjen e bashkëshortes, ai nuk ka mundur të fshehë emocionet dhe lotët.

“Ishte një goditje e madhe për të gjithë ne. Ajo ishte një engjëll që rriti fëmijët e saj dhe qëndroi pranë meje gjatë gjithë kësaj kohe…një pyetje tjetër? Pse jo…”, ka thënë ai.

Gjatë diskutimit, Pyrros Dimas komentoi se: “Është gjëja më e bukur që mund të ndodhë në jetën tuaj që fëmijët e vegjël të kenë ju si model. Është edhe gëzim edhe vlerësim. Gjithmonë kam qenë modest, jam ky që jam. Nuk kam nevojë të provoj asgjë”.

Më pas kampioni olimpik theksoi: “Në vitin 1992, Voula Patoulidou dhe unë iu bashkuam Forcave të Armatosura me nder. Nuk mendoj se ishte gjëja më e zgjuar për të bërë. Ne olimpistët duhet të jemi në shkolla dhe jo diku tjetër”.

Ai tha për fëmijët e tij: “Në përgjithësi, unë jam një shtëpiak. Nikolla është ende i ri, është 13 vjeç dhe nuk dua ta lë vetëm për shumë kohë. Atë pak kohë të lirë që kam ia kushtoj më shumë atij. 3 fëmijët e tjerë janë rritur dhe kanë marrë rrugët e tyre. Unë jam një baba shumë krenar. Ata e morën pjesën më të madhe nga nëna e tyre.”

Në fund për jetën personale ai theksoi se: “Nuk më intereson çfarë thonë njerëzit. Ne kalojmë në jetë, për të nesërmen. Jam mirë dhe kjo është ajo që ka rëndësi”.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 18 Shkurt 2023, 16:02

Debati për paratë e sportit shqiptar…

Zv.ministri i sporteve, Endri Hoxha TIRANE - Zbardhja e buxhetit të sportit, si gjithmonë ka patur debatet, xhelozitë dhe argumentat e ndrys...