Sport

“Lamtumira” e Olympiakos për Marcelon: “Do ketë gjithmonë miq në Greqi dhe Pire”

Tashmë është zyrtarizuar divorci mes mbrojtësit brazilain Marcelo dhe skuadrës së Olympiakos të Pireut

18 Shkurt 2023, 17:43 Nga DOSJA

“Lamtumira” e Olympiakos për Marcelon: “Do ketë

GREQI - Me një postim në rrjetet sociale, PAE Olympiacos i ka dhënë lamtumirën  Marcelos (34). Pas gjashtë muajsh bashkëpunim, rrugët e Olympiakosit dhe mbrojtësit brazilian po ndahen miqësisht me skuadrën e Pireut.

Në një postim, PAE falënderon yllin e futbollit brazilian për praninë e tij në Thrylos dhe theksoi se ai do të ketë gjithmonë miq në Pire. 

“E gjithë familja OLYMPIACOS falenderon Marcelon për bashkëpunimin dhe praninë e tij në THRYLOS. Koha e mbetur ishte e shkurtër, por e mjaftueshme për të krijuar lidhje të përjetshme. Ai e di që në Greqi, në Pire, do të ketë gjithmonë miq! #Olympiacos #Marcelo”, thuhet në postimin e lamtumirës së skuadrës greke. 

“Lamtumira” e Olympiakos për Marcelon: “Do ketë

Mbrojtësi i majtë brazilian Marcelo, i cili ka fituar gjithçka me skuadrën ‘los blancos’ të Madridit, u ble në shtator nga skuadra greke, ku luajti 332 minuta në 10 ndeshje dhe shënoi 3 gola për Olympiakos. Sipas mediave spanjolle, braziliani do të përfitonte edhe nga ambientet e klubit madrilen për të trajtuar një dëmtim, përpara se të kërkonte një mundësi të re. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 18 Shkurt 2023, 16:02

Debati për paratë e sportit shqiptar…

Zv.ministri i sporteve, Endri Hoxha TIRANE - Zbardhja e buxhetit të sportit, si gjithmonë ka patur debatet, xhelozitë dhe argumentat e ndrys...