Sport

Historitë rozë të 'Perandorit'! Ditëlindja e ekzagjeruar e Adrianos, ish-bashkëshortja shpërthen: “Dua letrat e divorcit idiot!”…

Ish-lojtari “provokon” ish-bashkëshorten e tij me një ditëlindje të ekzagjeruar: përgjigja thumbuese në rrjetet sociale

18 Shkurt 2023, 17:06 Nga DOSJA

Historitë rozë të 'Perandorit'! Ditëlindja e

BRAZIL - Adriano rikthehet në skenë me jetën e tij të trazuar të dashurisë. Ish-futbollisti brazilian kishte bërë bujë me një martesë blic. ‘Perandori’ në fakt do të ishte ndarë nga Micaela Mesquita për ‘fajin’ e Botërorit, pasi kishte vendosur të ndiqte me miqtë ndeshjen mes Zvicrës dhe Brazilit dhe të zhdukej plotësisht për 48 orë. Kishin kaluar vetëm 24 ditë nga dasma e tyre.

E premte, 17 shkurt, Adriano mbushi 41 vjeç dhe i festoi ditëlindjen e tij në bordin e një jahti, me shishe shampanjë me vlerë gati 3000 euro dhe në shoqërinë e një gruaje të bukur me flokë të kuqe të quajtur Raquel Bastos. Ish-lojtari ka mohuar të ketë pasur lidhje me të: në fakt në mbishkrimin e fotos së postuar, ka sqaruar menjëherë se ajo ishte “shoqe, me gjithë respektin”. 

Përqafimi i të dyve nxiti ironinë e ish-bashkëshortes, Micaelës: "Ah, sa bukur! Të uroj gjithë lumturinë në botë. Adriano, më dërgo letrat e divorcit". Dhe pastaj përsëri: “Edhe kur jemi larg, nuk e harroj kurrë datën e sotme. Gëzuar ditëlindjen! Idiot, le të kesh gjithë lumturinë e botës. Edhe pse më lëndove, të uroj më të mirat.” Micaela ndau disa histori në Instagram për këtë çështje.

Historitë rozë të 'Perandorit'! Ditëlindja e
Adriano dhe ish-bashkësdhortja e tij Micaela Mesquita

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 18 Shkurt 2023, 16:02

Debati për paratë e sportit shqiptar…

Zv.ministri i sporteve, Endri Hoxha TIRANE - Zbardhja e buxhetit të sportit, si gjithmonë ka patur debatet, xhelozitë dhe argumentat e ndrys...