Sport

Vjedhje e bujshme në Napoli, grabitet fotoja 3D e këmbës së Diego Maradonës…

Vjedhja e riprodhimit 3D është kryer në Quartieri Spagnoli, pas fitores ndaj Sassuolos.

18 Shkurt 2023, 16:50 Nga DOSJA
Vjedhje e bujshme në Napoli, grabitet fotoja 3D e këmbës së

ITALI - Vjedhje e bujshme në Napoli. Pas fitores ndaj Sassuolos, gjatë natës dikush zhduku fotografinë e këmbës së majtë të Diego Maradonës. 

E ekspozuar në Quartieri Spagnoli përballë murales gjigante të "Pibe de oro", vepra është rezultat i një skanimi 3D i këmbës magjike të fenomenit të dikurshëm argjentinas. Një homazh i dhënë popullit napolitan nga miku dhe menaxheri historik i Diegos, Stefano Ceci.

E vogël në përmasa, piktura u pozicionua në Via Emanuele de Deo, përballë mega pikturës së Maradonës, të realizuar në vitin 1990, në fasadën e një ndërtese 6-katëshe. Për momentin ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur, por vjedhja në qytet po bën shumë bujë. 

Mbi të gjitha sepse vepra konsiderohet si një relike historike për tifozët napolitanë. Një lloj "relike" e futbollit për t'u nderuar. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 18 Shkurt 2023, 16:02

Debati për paratë e sportit shqiptar…

Zv.ministri i sporteve, Endri Hoxha TIRANE - Zbardhja e buxhetit të sportit, si gjithmonë ka patur debatet, xhelozitë dhe argumentat e ndrys...