Bota

“Faleminderit miq!”/ Kjo është pankarta prekëse e tifozëve të Galatasaray për ndihmën greke

Një pankartë u ngrit në tribuna nga turqit duke falënderuar grekët dhe ekipet e shpëtimit.

18 Shkurt 2023, 21:06 Nga k.m.
“Faleminderit miq!”/ Kjo është pankarta prekëse e
Pankarta

GREQI- Momente prekëse, pas valës së mbështetjes që mbërriti nga Greqia në Turqinë e goditur nga tërmeti, u shpalosën gjatë ndeshjes polo të Galatasaray kundër Apollon Smyrna në Turqi. 

Në ndeshjen e dytë të Galatasaray kundër Apollon Smyrna në çerekfinalen e polo Cup Challenger, një pankartë u ngrit në tribuna nga turqit duke falënderuar grekët dhe ekipet e shpëtimit të dërguar në vendin fqinj për të ofruar ndihmë pas tërmeteve vdekjeprurëse. 

"Faleminderit shumë shokë,"-shkruhet në pankartë në anglisht dhe në greqisht.

Mesa duket për ta përcjellë mesazhin tek vendi fqinjë.

termet ne turqi

Sondazh

Poll

Bota 18 Shkurt 2023, 20:59 k.m.

Tërmet 5.2 Rihter në Turqinë Qendrore

Foto ilustruese GREQI- Një tërmet 5.2 Rihter ka ndodhur në Turqinë Qendrore. Epiqendra e tërmetit ndodhet 54 kilometra në jug...