Sport

Tre ndeshje me ekipin e ri dhe kaq mjaftoi që kryesuesit e Serisë A të interesohet për mesfushorin kuqezi

Siç raporton “Sportmediaset” një prej tyre është edhe Napoli. Ishte pikërisht skuadra e Spaletit që e mundi ditën e djeshme Sasuolon, në një takim që Bajrami e nisi nga minuta e parë.

18 Shkurt 2023, 12:53 Nga DOSJA
Tre ndeshje me ekipin e ri dhe kaq mjaftoi që kryesuesit e Serisë A

ITALI - Nedim Bajrami u transferua në fundin e merkatos së janarit te Sasuolo nga Empoli dhe duket se menjëherë është kthyer në një protagonist që në tre ndeshjet e para.

Kjo gjë ka rënë në sy edhe të klubeve të tjera, të cilat duket se janë gati t’ia rrëmbejnë menjëherë Sasuolos.

Siç raporton “Sportmediaset” një prej tyre është edhe Napoli. Ishte pikërisht skuadra e Spalletit që e mundi ditën e djeshme Sasuolon, në një takim që Bajrami e nisi nga minuta e parë.

Dhe duket pikërisht nga ky takim, Napoli ka shfaqur interes për 23-vjeçarin e Kombëtares së bashku me shokun e tij të skuadrës, Armand Lauriente.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll