Aktualitet

Zbardhet skema, si efektivët e Rrugores i merrnin rryshfet qytetarëve për patentat e pezulluara

Personi me të cilin dyshohet se kanë bashkëpunuar ështe shtetasi nën hetim Alkid Ndreu, i cili ishte pergjegjesi i Zyrës së Kartotekes se Organit Administrativ Shtetëror, ku ruhen dhe administrohen lejet e drejtimit te pezulluara.

18 Shkurt 2023, 14:50 Nga I.A
Zbardhet skema, si efektivët e Rrugores i merrnin rryshfet qytetarëve
Foto Ilustruese

TIRANË- Skema se si efektivët e policisë rrugore merrnin rryshfet për patentat e pezulluara është zbardhur nga dosja hetimore. Në dosjen hetimore të publikuar nga ABC News, shihet se si efektivët Amarildo Lika dhe Eljo Picoku, kane premtuar dhe siguruar qytetareve te ndryshëm, drejtperdrejt apo mes personave te tjerë, që do t’ju kthenin para afatit të pezullimit, lejet e drejtimit te automjetit. Personi me të cilin dyshohet se kanë bashkëpunuar ështe shtetasi nën hetim Alkid Ndreu, i cili ishte pergjegjesi i Zyrës së Kartotekes se Organit Administrativ Shtetëror, ku ruhen dhe administrohen lejet e drejtimit te pezulluara.

Pjesë nga dosja hetimore:

Mbi, shtetasit nen hetim, Elio Picoku dhe Amarildo Lika, provat e mbledhura deri ne këte faze hetimi, jane te afta te krijojne ekzistencen e dyshimit te arsyeshëm i bazuar ne prova/fumus commissi delicti, per kryerjen prej tyre te veprës penale per te cilen po procedohen. Nga provat e parapërgatitura nga prokuroria, te trajtuara si me lart, bazuar ne nenin 228/1 te Kodit te Procedures Penale, Gjykata vlerëson se ekziston dyshimi i arsyeshëm se deri ne kete moment procedurial (deklarimet, kqyrjet e komunikimeve telefonike, etj), shtetasi nën hetim Elio Picoku ka ushtruar ndikim të paligishëm duke premtuar dhe siguruar rimarrjen e lejeve te drejtimit të mjetit për shtetasit Revi Osmani, Lidian Broshka, Oltjan Muça, Spiro Tore dhe Neritan Selmani. Shtetasi nën hetim Amarildo Lika ka ushtruar ndikim të paligjshëm duke premtuar dhe siguruar rimarren e lejeve te drejtimit te mjetit shtetasit Enis Balla.

Nga tëresia e hetimeve te kryera deri ne kête faze, ka dyshime te arsyeshme te bazuara në prova dhe fakte se shetasi ne hetim Elio Picoku, me detyra Shef Seksioni për Shërbimet Ekonomike dhe Personelin, në Komisariatin Rajonal te Policise Rrugore, Tiranë dhe shtetasi nën hetim Amarildo Lika, me detyre Trupe Sherbimi Nd/Specialist prane Seksionit te Parandalimit dhe Sigurimit ne linjat jashte qytetit, ne Komisariatin e Policise Rrugore, Tirane, ne nje periudhe kohore disa mujore, kane premtuar dhe siguruar qytetareve te ndryshëm, drejtperdrejt apo mes personave te tjerë, qe do t’ju kthenin para afatit të pezullimit, lejet e drejtimit te automjetit, te pezulluara sipas sanksioneve te Kodit Rrugor te Republikes st Shoiperist. Personi me te cilin dyshohet se kanë bashkpunuar ështe shtetasi nën hetim Alkid Ndreu, i cili ishte pergjegjesi i Zyrës st Kartotekes se Organit Administrativ Sheteror, Tirane, ku ruhen dhe administrohen lejet e drejtimit te pezulluara.

Qytetarët që kane patur lejen e drejtimit te automjetit te pezulluar, kanë marre vesh nepërmjet te afèrmeve/te njohurve te tyre se mund të rimermnin lejen e drejtimit nese paguanin një shumë monetare dhe me anë te disa ndermjetësve që kanë pasur kontakt me shtetasit ne hetim Elio Picoku apo Amarildo Liken. Duke qënë se detyra per administrimin e lejeve te drejtimit te pezulluara ka qenë e shtetasit nën hetim Alkid Ndreu, dyshohet se këta shtetas kanë bashkëpunuar me shtetasin nën hetim Alkid Ndreu. Pikë kontakti me e afert me shtetasin nën hetim Alkid Ndreun ka qene shtetasi nën hetim Elio Picoku, pasi nga kqyrja e telefonit te shtetasit nen hetim Alkid Ndreu ka disa biseda telefonike ne aplikacionin “ëhatsApp” që perputhen kryesisht me datat qe shtetas te ndryshme kanë marre lejet e drejtimit, kundrejt rryshfetit. Datat i perkasin kryesisht muajit tetor dhe nëntor te vitit 2022. Është per tu nënvizuar fakti se jane shfrytëzuar pikerisht datat që nuk punonte sistemi, që lejet e drejtimit te automjeteve te pezulluara, te mos figuronin në sistem.

amarildo lika eljo picoku

Sondazh

Poll