Bota

FOTO/ Të shkruara me spraj sipër, deti nxjerr 163 kg drogë në brigjet greke

Pakot e drogës kanë qenë të lagura me ujë deti dhe për këtë policia dyshon se ose kanë rënë ose janë hedhur nga ndonjë mjet lundrues.

18 Shkurt 2023, 13:50 Nga I.A

 

FOTO/ Të shkruara me spraj sipër, deti nxjerr 163 kg drogë
Kanabisi

 

GREQI- Policia greke është vënë në alarm dhe ka nisur një operacion të gjerë nga deti e toka pasi prej një javë, në tre raste, deti ka nxjerrë në breg 163 kg kanabis. iefimerida shkruan se dëhet fjalë për tre sasi prej 134 kg, 15 kg dhe 14 kg, të dala të gjitha në bregdetin e Rethymnos.

Pakot e drogës kanë qenë të lagura me ujë deti dhe për këtë policia dyshon se ose kanë rënë ose janë hedhur nga ndonjë mjet lundrues. Ajo qw vihet re tek pakot, është se ato janë tipike të modelit “shqiptar” të shkruara sipër me sprajt duke vendosur një germë. Pakot e nisura nga Shqipëria shpesh kanë germa të ndryshme të shkruara me sprajt me qëllim që kur të arrijnë në destinacion, të identifikohen se kujt dërguesi i përkasin dhe të shpërndahen te porositësit e duhur.

163 kg kanabis ne greqi

Sondazh

Poll