Bota

Mbijetoi 13 ditë nën rrënoja, kërkesa e dëshpëruar e sirianit pasi pa dritë: Më jepni ujë (VIDEO)

Pasi qytetari pa dritë pas 13 ditësh nën rrënoja,  gjëja e parë që ka kërkuar nga grupet e kërkim-shpëtimit ka qenë të pijë ujë.

18 Shkurt 2023, 12:17 Nga a.l
Mbijetoi 13 ditë nën rrënoja, kërkesa e dëshpëruar
Sirini shpëtohet nga rrënojat pas 296 orësh

SIRI- Një sirian i identifikuar me emrin Semir Muhammed Accar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat pas 296 orësh, ndërsa në mediat turke janë shpërndarë pamjet e para të kontaktit të tij me ekipet e kërkim-shpëtimit.

SHIKO VIDEON KËTU

Siç raportojnë mediat e huaja, pasi qytetari pa dritë pas 13 ditësh nën rrënoja,  gjëja e parë që ka kërkuar nga grupet e kërkim-shpëtimit ka qenë të pijë ujë. Atij iu dha menjëherë një shishe me ujë për të shuar etjen. Sipas ekipeve të kërkim – shpëtimit, ata dëgjuan papritur disa tinguj në ekzaminimin që bënë me një kamerë termike dhe pajisje të ndjeshme dëgjimi. Aty zbuluan se kishte disa persona të gjallë, mes tyre një grua dhe një fëmijë, të cilët u nxorën së bashku me Semirin dhe u dërguan për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

semir muhammed accar termet ne turqi

Sondazh

Poll