Bota

'Histerike dhe absurde'/ Diplomati kinez sulmon SHBA-në për rrëzimin e balonës së dyshuar spiune

Duke reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara që gjuajtën balonën e dyshuar spiune kineze, një kryediplomat nga Pekini kritikoi administratën e Biden se ishte 'histerike dhe absurde' dhe shtoi se është një përpjekje për të shkëputur vëmendjen nga problemi i brendshëm.

18 Shkurt 2023, 12:57 Nga a.l
'Histerike dhe absurde'/ Diplomati kinez sulmon SHBA-në për
Balona Kineze

KINË- Duke reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara që gjuajtën balonën e dyshuar spiune kineze, një kryediplomat nga Pekini kritikoi administratën e Biden se ishte 'histerike dhe absurde' dhe shtoi se është një përpjekje për të shkëputur vëmendjen nga problemi i brendshëm, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ka shumë balona nga shumë vende në qiell. A doni të rrëzoni secilën prej tyre?. Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara të mos bëjnë gjëra të tilla absurde thjesht për të larguar vëmendjen nga problemet e tyre të brendshme. Kjo sjellje pothuajse histerike tregon se injoranca dhe paragjykimi që SHBA-ja ka ndaj Kinës ka arritur një nivel qesharak," Wang Yi tha të shtunën në Konferencën e Sigurisë në Mynih. 

Një balonë e dyshuar kineze e mbikëqyrjes, të cilën Pekini mohon se ishte një anije spiune qeveritare, kaloi një javë duke fluturuar mbi Shtetet e Bashkuara dhe Kanada përpara se të rrëzohej në brigjet e Atlantikut në fillim të këtij muaji me urdhër të presidentit amerikan Joe Biden. Wang përforcoi qëndrimin e Pekinit se balona ishte për përdorim civil dhe kritikoi SHBA-në për injorimin e fakteve themelore.

 

balona kineze

Sondazh

Poll