Bota

Erdogan telefonon 17- vjeçaren e shpëtuar nga tërmeti, e reja mban mbiemrin 'ajo nuk vdes'

Duke shprehur lumturinë e tij për shëndetin e mirë të Aleyna-s, Erdogan tha se do ta vizitojë atë sapo të mbërrijë në Ankara. 

18 Shkurt 2023, 12:28 Nga a.l
Erdogan telefonon 17- vjeçaren e shpëtuar nga tërmeti, e reja
Rexhep Taip Erdogan

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka telefonuar 17- vjeçaren Aleyna Olmez e cila disa ditë më parë u nxor e gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur 248 orë pasi tërmetet e forta goditën Turqinë jugore. Duke shprehur lumturinë e tij për shëndetin e mirë të Aleyna-s, Erdogan tha se do ta vizitojë atë sapo të mbërrijë në Ankara. 

Siç raportojnë mediat e huaja, ekipet e shpëtimit të enjten gjetën Olmez, 17 vjeç, të gjallë nën rrënojat në rrethin Dulkadiroglu të provincës Kahramanmaras. Më pas ajo u dërgua në një spital në kryeqytetin Ankara. 

Më shumë se 389,000 njerëz kanë vdekur në dy tërmete të forta që tronditën Turqinë jugore javën e kaluar, tha agjencia e vendit për fatkeqësitë. Tërmetet e 6 shkurtit me magnitudë 7.7 dhe 7.6, me qendër në provincën Kahramanmaras, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 11 provinca, duke përfshirë Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye, Sanliurfa dhe Elazig. Disa vende të rajonit, përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndjenë lëkundjet e forta që goditën Turqinë në më pak se 10 orë.

aleyna olmez termet ne turqi

Sondazh

Poll