Bota

'Kongresi të veprojë tani!'/ Sulmi me armë që shkaktoi 6 të vdekur në SHBA, reagon Biden: Të miratohet reforma e armëve

Zëdhënësi i Departamentit të Sigurisë Publike të Misisipit, Bailey Martin, konfirmoi vdekjet në Tate County të Premten, duke shtuar se Byrosë së Hetimit të shtetit iu kërkua të ndihmonte në hetimin në vazhdim.

18 Shkurt 2023, 11:58 Nga a.l
'Kongresi të veprojë tani!'/ Sulmi me armë që
Joe Biden

SHBA- Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka reaguar lidhur me sulmin me armë në Misisipi rurale ku humbën jetën 6 persona. Ai i ka bërë thirrje Kongresit të veprojë sa më shpejt për të miratuar reformën e armëve.  

“Jill dhe unë mbajmë zi për gjashtë të vrarët në dhunën e sotme në Tate County, Mississippi – siç kemi bërë për shumë amerikanë. Ne jemi të pikëlluar me familjet e tyre dhe me amerikanët në mbarë vendin pasi dhuna me armë merr edhe më shumë jetë. Ne po lutemi gjithashtu për shërimin e të plagosurve në këtë sulm të tmerrshëm dhe për të mbijetuarit që do të mbajnë me vete pikëllimin dhe traumën gjatë gjithë jetës së tyre", tha Biden në një deklaratë. 

Zëdhënësi i Departamentit të Sigurisë Publike të Misisipit, Bailey Martin, konfirmoi vdekjet në Tate County të Premten, duke shtuar se Byrosë së Hetimit të shtetit iu kërkua të ndihmonte në hetimin në vazhdim.

sulm me arme ne shba

Sondazh

Poll