Bota

Sulm kibernetik në 7 faqe të internetit në aeroportet Gjermane

Sulmet DDoS pasojnë një seri incidentesh IT që kanë prekur industrinë e aviacionit gjerman gjatë javëve të fundit.

18 Shkurt 2023, 11:32 Nga a.l
Sulm kibernetik në 7 faqe të internetit në aeroportet Gjermane
Gjermani

GJERMANI-  Uebsajtet e shtatë aeroporteve gjermane u goditën nga një sulm i dyshuar kibernetik të enjten.  Mediat e huaja raportojnë se ndër aeroportet e prekura ishin Dusseldorf, Nuremberg dhe Dortmund, por faqet e internetit për aeroportet më të mëdha të Gjermanisë në Frankfurt, Mynih dhe Berlin funksiononin normalisht.

"Edhe një herë, aeroportet ranë viktimë e sulmeve DDoS në shkallë të gjerë. Sipas informacioneve që kemi deri më tani, sistemet e tjera nuk janë prekur," tha shefi ekzekutiv i ADV Ralph Beisel në një deklaratë, duke shtuar se faqet e internetit të shtatë aeroporteve ishin përkohësisht jashtë funksionit.

Sulmet DDoS pasojnë një seri incidentesh IT që kanë prekur industrinë e aviacionit gjerman gjatë javëve të fundit.

aeroportet gjermane

Sondazh

Poll