Politike

Lame: I thash Metës të regjistronte Presidencën, refuzoi. Kreu i PL: Jeni të marrë, kërkoni tu merrni pronat qytetarëve për oligarkët

Por po sot Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta theksoi se qëllimi i mafies në pushtet është të krijohet pasiguri për pronën, për të vazhduar vjedhjet dhe abuzimet në këtë drejtim.

18 Shkurt 2023, 12:20 Nga I.A
Lame: I thash Metës të regjistronte Presidencën, refuzoi. Kreu i
Ilir Meta dhe Artan Lame

TIRANË- Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka akuzuar sërish sot se Ilir Meta kur ishte President refuzoi që të regjistronte godinën. Gjatë daljes për mediat ditën e sotme, Lame tha se Meta nuk iu përgjigj thirrjes së tij. 

"Meta deklaroi që prona shqiptareve është e pasigurt se kur vetë presidenca është e paregjistruar merreni me mend se c’bëhet me pronën e shqiptarëve. 250 mijë familje që marrin certifikatën i jep përgjigje. Do i kujtoja Metës që kur ka qenë President i kam bërë thirrje publike ejani të regjistroni Presidencën dhe oborrin për ta shpëtuar nga kafshimet. Nuk u përgjigjën në atë kohë. I kam bërë sërish thirrje presidencës para një muaji për ta regjistruar, jo vetëm për ta shpëtuar nga kafshimet e mëtejshme, po se kur një institucion që është në majën e piramidës së shtetit shqiptar jep shembullin në këtë proces do shërbente si busull për shumë familje e institucionet për të bërë regjistrimin e tyre”, u shpreh ai.

Por po sot Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta theksoi se qëllimi i mafies në pushtet është të krijohet pasiguri për pronën, për të vazhduar vjedhjet dhe abuzimet në këtë drejtim.

“Del e deklaron as presidenca nuk i ka letrat në rregull. A e kuptoni ca të marrësh janë këto. Deri në ‘90 edhe ato fishkët kanë qenë me inventar. Pse e thonë këtë, sepse duan të krijojnë pasigurinë e ndjenjës për çdo qytetar. ‘Ou po kur presidenca si paska në rregull po kush është që i ka në rregull, cili qytetar, cili sipërmarrës. Një lloj shteti me këta që kanë vjedhur e grabitur në mënyrë të paligjshme pronat e ushtrisë për oligarkët e tyre, kanë dobësuar kapacitete mbrojtëse të Republikës së Shqipërisë”, tha Meta.

ilie meta artan lame

Sondazh

Poll