Politike

"Skandalet do e marrin me vete atë dhe bandën e Rilindjes", Meta: Rama mua e Berishën nuk na ble dot 

Gjatë një mbledhje ditën e sotme, Meta ka theksuar se Rama tenton të blej çdo njëri, por atë dhe Berishën nuk ka për t'i blerë dot, siç ka blerë opozitën e dikurshme. 

18 Shkurt 2023, 11:54 Nga I.A
"Skandalet do e marrin me vete atë dhe bandën e Rilindjes",
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se skandalet do të marrin me vete kryeministrin Edi Rama së bashku me të gjithë Rilindjen. Gjatë një mbledhje ditën e sotme, Meta ka theksuar se Rama tenton të blej çdo njëri, por atë dhe Berishën nuk ka për t'i blerë dot, siç ka blerë opozitën e dikurshme. 

“Skandalet do të marrin me vete atë dhe bandën e Rilindjes. Po përpiqet të përdorë socialistët e ndershëm. E ka të kotë dhe është pashpresë. Asnjë socialist i ndershëm që bën punën nuk do hiqet nga bashkia. Ata që bëjnë patronazhistin, nuk i duhen as dreqit. Do të shporret Rama dhe banda e Rilindjes, ky mesazh duhet të shkojë kudo. Përpjeka e tij për t’iu shmangur hetimit nga Parlamenti është e pashpresë, po fshihet pas fustanit të disa grave që kanë marrë përsipër ta fshehin. Nëse Amerika është ngritur në këmbë për një zyrtar të korruptuar, pa asnjë diskutim që Parlamenti do kthehet në normalitet kur të ngrihet Komisioni Hetimor, e ka detyrim kushtetues. E mbani mend kur më thirrte mua në Kuvend, Ulsiu për të më hetuar pse mbroja Kushtetutën. Më thoshin këshilltarët mos shko atje, se je President, s’ke shkelur ligjin, do të shkoj për respekt. Llogaridhënia është e pashmangshme, sa më lart pozicioni aq më i madh përgjegjësia. Përpjekja për të instaluar regjim personal ka përfunduar, dita më e bukur e tij ishte 25 prilli. Është një opozitë tjetër. Për këtë grusht shteti që ka bërë, të blejë sa të dojë por Metën e Berishën nuk i blen dot, dhe gjithë shqiptarët e ndershëm. Do ketë humbje katastrofike, socialistët ta largojnë sa më shpejt,” tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll