Aktualitet

VIDEO/ 'Shqiponjat' i vihen në ndjekje 42-vjeçarit me armë zjarri në Tiranë

Mësohet se në pranga ka rënë 42-vjeçari me iniciale D. F, pasi u kap në flagrancë duke lëvizur me mjetin e tij tip 'Benz' në Tiranë.

18 Shkurt 2023, 10:35 Nga I.A
VIDEO/ 'Shqiponjat' i vihen në ndjekje 42-vjeçarit me
Arrestimi

TIRANË- Një 42-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Tiranë pasi lëvizje me armë me vete. Mësohet se në pranga ka rënë 42-vjeçari me iniciale D. F, pasi u kap në flagrancë duke lëvizur me mjetin e tij tip 'Benz' në Tiranë. Po ashtu është proceduar penalisht dhe 40-vjeçari me inicale M.Sh për moskallëzim krimi. 

Njftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndjekja”, sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarak. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6, dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”. Qarkullonte me automjet, i armatosur me pistoletë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 42-vjeçari. Procedohet penalisht pasagjeri, pasi dyshohet se duke patur dijeni, nuk kallëzoi këtë krim. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me ato të Forcës së Posaçme "Shqiponja", pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se në fshatin Prush kishte pasur një konflikt mes disa shtetasve dhe njëri prej tyre, dyshohej se ishte i armatosur dhe ishte larguar me një automjet tip "Benz", menjëherë kanë organizuar punën në kuadër të operacionit “Ndjekja”, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në Rrugën e Kavajës, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur ndalimin e automjetit me drejtues shtetasin D. F. dhe ku ishte pasagjer shtetasin M. Sh. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. F., 42 vjeç, banues në Tiranë për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

shqiponjat arrestohet 42-vjeçari ne tirane

Sondazh

Poll