Aktualitet

EMRAT/ Vrasja në Maliq, kush është 77-vjeçari që vrau djalin me çekiç

 Fillimisht ka qenë 50-vjeçari Hamdi, i cili i dehur është konfliktuar me babanë e tij 77-vjeçarin me emrin Shefki.

18 Shkurt 2023, 09:25 Nga I.A
EMRAT/ Vrasja në Maliq, kush është 77-vjeçari që vrau
Policia

MALIQ- Hamdi Bylykbashi është 50-vjeçari që u vra ditën e djeshme nga babai i tij Shefki Bylykbashi. Ngjarja ndodhur pasditen e djeshme në oborrin e banesës së tyre në Maliq. Fillimisht ka qenë 50-vjeçari Hamdi, i cili i dehur është konfliktuar me babanë e tij 77-vjeçarin me emrin Shefki.

Hamdiu kishte tentuar që ta hidhte babanë në pusin me ujë që ata kanë në oborrin e shtëpisë. Në këtë moment, i moshuari mori një çekiç dhe qëlloi disa herë djalin e tij në kokë. Për shkak të dëmtimeve të shumta, 50-vjeçari humbi jetën në ambulancë teksa po transportohej në spital. 

babai vret djalin ne maliq shefki bylykbashi hamdi bylykbashi

Sondazh

Poll