Aktualitet

Konflikt fizik mes tre personave në Elbasan, procedohen babë e bir së bashku me një 25-vjeçar

Mësohet se është proceduar penalisht babë e bir 58 vjeç dhe 24 vjeç së bashku me një 25-vjeçar, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin për motive të dobta.

18 Shkurt 2023, 09:40 Nga I.A

Konflikt fizik mes tre personave në Elbasan, procedohen babë e bir

ELBASAN- Një sherr mes tre personave ka ndodhur ditën e djeshme në Elbasan. Mësohet se është proceduar penalisht babë e bir 58 vjeç dhe 24 vjeç së bashku me një 25-vjeçar, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin për motive të dobta.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. C., 58 vjeç dhe A. C., 24 vjeç, babë e bir, si dhe për shtetasin F. D., 25 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

policia e elbasanit

Sondazh

Poll