Aktualitet

'Lushnja mbytet nga plehrat', kryebashkiakja Sefa i përgjigjet Korreshit: Koshat po shpërndahen, s’lejojmë përbaltje politike

Bashkia e Lushnjes njoftoi se prej datës 7 shkurt pastrimi i qytetit bëhet nga ndërmarrja shtetërore me makina borxh në bashkive fqinje.

17 Shkurt 2023, 22:38 Nga k.m.
'Lushnja mbytet nga plehrat', kryebashkiakja Sefa i përgjigjet
Pamje nga Lushnja

LUSHNJE- Përplasje për plehrat në Lushnje. Disa ditë pasi Bashkia zgjidhi kontratën me kompaninë “REJ” për pastrimin e qytetit, deputeti demokrat i Lushnjës Saimir Korreshi ka denoncuar për gjendjen e qytetit. Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se tani mbeturinat hidhen ngado, duke mbushur rrugët e qytetit. 

POSTIMI I DEPUTETIT:

Kur plerat fitojne luften ndaj koshave! Te nderuar qytetare sot plerat ja dolet te fitonin ndaj koshave dhe ato me ne fund jane te lira te hidhen kuturu neper qytet. Jo se me pare koshat pastroheshin rregullishte, jo se zjarret qe u viheshin sistematikishte si zgjidhje alternative ndaj pastrimit nuk ishte nje problem por te pakten ishin.

Sot nuk jane. Mua me duket naive shume qe istitucioni i bashkise te shfajsohet duke thene qe kishim nje marreveshje formale. Marreveshjet formale as per te bler presh nuk i ben me njeri sepse edhe atje te japin kuponin tatimor. Marreveshjet formale nuk i njeh asnje istitucion, gjykata jo se jo.

Lind pyetja a ka fajtore ne kete mes ?? Po nje pyetje tjeter pse atyre debitoreve te taksave te bashkise ju i bllokoni llogarite bankare ne mos pagese?? A duhet keta taksapagues qe ju keni bllokuar llogarite sot tju bllokojne deren e istitucionit e ti vene dryn derisa tju pastroni plerat ?? Pra faji mbetet jetim tek institucioni juaj. Foto nga arritjet do bejme me?? Edhe kjo arritje eshte apo jo?? Ps. Sa per kthimin tek bashkia te ndermarjes se pastrimit, ndersa shihni anen pozitive te uljeve te shpenzimeve gje te cilen e uroj shume te jete nga ana tjeter kam hallin e madh se mos mbushet ndermarrja me patronazhiste qe nuk dine as ku e marrin rrogen e titulli do jete plerat fituan mbi bashkine.

Disa orë më pas, një reagim ka ardhur nga kryebashkiakja e Lushnjës Eriselda Sefa, e cila pretendon se koshat e hequr nga kompania private, po zëvendësohen në të gjithë qytetin dhe Njësitë Administrative. Ndër të tjera ajo shton se shërbimi publik i pastrimit do të jetë model, ndërsa iu bën thirrje qytetarëve që të tregojnë pak durim.

POSTIMI I KRYEBASHKIAKES: 

Sapo kanë mbërritur dhe po shpërndahen në qytet dhe Njësitë Administrative koshat e parë të rinj për grumbullimin e mbeturinave, që zëvëndësojnë koshat e kompanisë private! Do të punojmë pa pushim e pa orar, me të gjitha mundësitë tona për ta vendosur në shinat e duhura shërbimin e pastrimit! Nuk t'ia japim askujt kënaqësinë e baltës politike dhe mediatike me një shërbim kaq jetik për qytetarët! Shërbimi publik i pastrimit do të jetë model, ky është premtim publik, kini vetëm pak durim

Bashkia e Lushnjes njoftoi se prej datës 7 shkurt pastrimi i qytetit bëhet nga ndërmarrja shtetërore me makina borxh në bashkive fqinje. Po sipas Bashkisë, kompanisë “Rej” me pronar Luan Kaprin, i ka përfunduar kontrata një vjeçare për pastrimin e qytetit.

plehrat ne lushnje lushnje

Sondazh

Poll