Bota

Mbijetuan 11 ditë nën rrënoja, shpëtojnë mrekullisht 2 të rinjtë në Turqi (VIDEO)

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca, në një prononcim në llogarinë e tij në rrjetet sociale shprehu gëzimin për lajmin e mirë të shpëtimit të të rinjve.

17 Shkurt 2023, 15:21 Nga a.l
Mbijetuan 11 ditë nën rrënoja, shpëtojnë mrekullisht 2
Mustafa Avci

TURQI- Emergjencat civile kanë shpëtuar sot dy të rinj të cilët prej 11 ditësh ishin bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri. Mediat e huaja raportojnë se të rinjtë janë identifikuar si Mehmet Ali Sakiroglu dhe Mustafa Avcı të cilët u shpëtuan nga rrënojat e spitalit të shembur të Akademisë në Hatay.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca, në një prononcim në llogarinë e tij në rrjetet sociale shprehu gëzimin për lajmin e mirë të shpëtimit të të rinjve.

"Sonte sytë na u ndriçuan edhe një herë. Vëllai ynë 33-vjeçar Mustafa u shpëtua nga rrënojat në orën 261 të tërmetit. Mjekësia e parë e tij. Ndërhyrja po bëhet në spitalin fushor të Hatajit”, shkroi ai. 

Sipas bilancit të fundit, të publikuar nga burime mjekësore, viktimat e tërmetit me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt, janë mbi 41 mijë. Në Turqi, të vdekurit e konfirmuar janë 38,044, ndërsa në Siri 3,688. Mbrëmjen e së enjtes një pasgoditje e fortë me magnitudë 5.2 goditi zonën mes Turqisë dhe Sirisë. Epiqendra ishte në Iskenderun, në jug të Turqisë. Në Aleppo, në veri të Sirisë, një tjetër ndërtesë u shemb, duke lënë më shumë viktima nën rrënoja. Rreth 4,734 pasgoditje janë regjistruar në vend në njëmbëdhjetë ditët e fundit, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).

termet ne turqi

Sondazh

Poll