Hera e dytë! Po kalonte 'Dom Perignon' dhe ilaçe kontrabandë, ndalohet sërish në Vlorë Elidon Çela
Elidon Çela VLORË- Policia ka ndaluar në Vlorë, Elidon Çelën. Ky person, është ndaluar sërish nga forcat b...
Me këtë “Benz” të dhuruar nga Erion Alibej, Leonard Palushi, ka udhëtuar dy herë jashtë shtetit së bashku me shokun e tij të fëmijërisë, Atem Tema. Makina në vitin 2019 ka qënë në pronësi të Edlira Hoxhallarit, dhe në 27 Maj 2019 pronar është bërë Elvis Hokja, një person i njohur i Alibejt. Më pas, në datën 23 qershor 2020, Hokja, ja shet 8 milion lekë shokut të ngushtë të Leonard Palushit, personit Tema.
TIRANË- Leonard Palushi, ka përdorur një shok fëmijërie, emrin e të cilit e ka futur në dokumentat e pronësisë së “Benzit C Class 3000”, që ja dhuroi në Elbasan, Erion Alibej. Elton Qyno zbulon se Atem Tema, rezulton të jetë bërë pronari i makinës Benz me Benzinë+Gaz dhe më pas emri i tij është përdorur edhe në pronësinë e makinës tip “Toyota Rav4”, që Leonard Palushi e ka ndëruar me Benzin, në një pikë shitjesh në Shënavlash të Durrësit.
Procesi për dhurimin e makinës ka nisur në vitin 2020. Gjatë takimeve mes shefit të sektorit të hetimit të Krimeve në Policinë Elbasan, Palushit dhe Alibej, është diskutuar në shtëpinë e këtij të fundit, problemet që i sillte mjeti që Palushi kishte në pronësi. Sipas Palushit, me atë makinë kishte mbetur rrugëve dhe serviseve, pasi ishte e vjetër. Duke dëgjuar këtë shqetësim, Erjon Alibej i ka thënë se do shikonte mos i gjente një makinë.
“…në një rast tjetër, në një takim që kam bërë me Leonardin, në bisedë e sipër më thotë për një makinë e tij që kishte në atë kohë, më thotë: “…që ajo makinë po më lodh nëpër sevise dhe po shikoj mundësinë të gjej një makinë benzinëm që ta kthej me gaz…”. Mbaj mend që i them Leonardit, që gazi është i rrezikshëm, por më tha që i interesonte me gaz për konsum të ulët. Në atë periudhë unë kisha dy makina, që i kisha blerë pak kohë mbas ngjarjes së vëllait, Endritit. Mund ti kem blerë në Shkurt-Mars të vitit 2019. Të dyja makinat ishin Mercedes-Benz, C Class, me motorr 3000 benzin. Me sa mbaj mend me vit prodhimi 2009-2011, dhe se njëra ishte me ngjyrë të zezë, kurse tjetra kishte ngjyrë mjalti…”-ka treguar në prokurori Erion Alibej.
Me këtë “Benz” të dhuruar nga Erion Alibej, Leonard Palushi, ka udhëtuar dy herë jashtë shtetit së bashku me shokun e tij të fëmijërisë, Atem Tema. Makina në vitin 2019 ka qënë në pronësi të Edlira Hoxhallarit, dhe në 27 Maj 2019 pronar është bërë Elvis Hokja, një person i njohur i Alibejt. Më pas, në datën 23 qershor 2020, Hokja, ja shet 8 milion lekë shokut të ngushtë të Leonard Palushit, personit Tema.
Sipas kontratës noteriale, figuron se “pagesën blerësi” Tema, e ka bërë jashtë zyrës së noterit, duke e marë në dorëzim automjetin pa pasur asnjë pretendim për gjëndjen teknike të tij. Vetëm dy muaj e gjysëm më vonë, Benzi i dhuruar nga Erion Alibej, ndërrohet nga punonjësi i policisë, Leonard Palushi, kokë më kokë me një mjet tjetër “Toyota RAV4”. Edhe në kërë rast sërisht pronar i “Toyota” bëhet Atem Tema.
SPAK në datën 18 janar 2023 e ka thirur për të dëshmuar, 42-vjeçarin Tema.
Ky person ka deklaruar se: ”…me Leonardin është shok i ngushtë, shok fëmijërie dhe deri në gjimnaz shkollën e kanë bërë bashkë. Nuk e mban mend fiks, por në kohën e pandemisë, Leonardi i kërkuar një nder. Pasi vetë e kishte fizikisht të pamundur për të shkuar për të kryer një akt noterial për blerjen e një automjeti. Për këto arsye, ka deklaruar se Leonardi i ka kërkuar të shkojë vetë Atemi dhe të kryente aktin në emër të tij. Me gjetjen e shitësit dhe të mjetit që do të blihej dhe me pagesën ishte marrë vetë Leonardi. Pas disa kohësh, duke qënë se sipas Leonardit makina “Mercedes Benz C Class”, nuk ishte shumë e përshtatshme për t’u përdorur në përditshmëri, kërkonte që ta ndërronte…”.
Për këtë qëllim, i ka kërkuar Atemit që të shkonim bashkë te tregu i makinave në Shënavlash, për të parë ndonjë mjet të përshtatshëm. Aty kanë gjetur një mjet “TOYOTA RAV4” automat, ngjyrë gri e errët e cila i pëlqeu Leonardit dhe i është dukur mjet i mirë. Duke qënë se Leonardit i ka pëlqyer si mjet, kanë rënë dakord me tregtarin që të bëhej me ndërrim kokë më kokë me mjetin tip “Mercedes-Benz C Class”.
Elidon Çela VLORË- Policia ka ndaluar në Vlorë, Elidon Çelën. Ky person, është ndaluar sërish nga forcat b...
Talo Cela TIRANË- Përmes një shkrese të muajit Tetor 2022, SPAK i kërkon të dhëna kompanisë së ndërt...
Policia POGRADEC- Policia ka arrestuar një 23-vjeçar pasi në bashkëpunim me dy të tjerë gjatë një konflikti ...
Rinas RINAS- U. Y., 24 vjeç nga Turqia është vënë në pranga në Rinas, teksa tentoi të kalonte kufirin me pas...
Ervis Martinaj TIRANE- 3 vite pasi Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin për deklarimin e burimit të pasurisë, Ervis Martinajt,...
Foto Ilustruese DURRËS- Një person është gjetur i djegur në një pallat të sapondërtuar. Në nj&...
Ervis Martinaj dhe Jeton Lami TIRANË- Ish-efektivi Jeton Lami që u vu në pranga pas zhdukjes së të shumëkërkuarit Ervis ...
Blendi Gonxhe TIRANË- Lajmi për dyfishimin e çmimit të patentave ishte dje një nga raportime më të komentuara, por dre...
taksistet SHKODËR- Taksistët e liçensuar 4+1 në Shkodër kanë dalë në protestë sa i takon informalitetit n&eu...
Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj TIRANË- Ka dështuar raundi i dytë për zgjedhjen e kryetares së Gjykatë...