Aktualitet

Gjendet një trup i djegur në Durrës, policia: I vuri flakën vetes

Ende nuk është identifikuar personi në fjalë. 

17 Shkurt 2023, 12:08 Nga F.M

 

Gjendet një trup i djegur në Durrës, policia: I vuri flakën
Foto Ilustruese

 

DURRËS- Një person është gjetur i djegur në një pallat të sapondërtuar. Në një njoftim zyrtar, Policia e Durrësit bën me dije se personi në fjalë është gjetur rreth orës 11:40, në lagjen nr. 13, Durrës. Sipas policisë, ai i ka vënë flakën vetes. Ende nuk është identifikuar personi në fjalë. 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:40, në lagjen nr. 13, Durrës, është konstatuar dyshohet i vetëdjegur me lëndë djegëse (benzinë), një shtetas ende i paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e këtij shtetasi dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

policia e durresit

Sondazh

Poll