17 Shkurt 2023, 11:13
Nga F.M
Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj
TIRANË- Ka dështuar raundi i dytë për zgjedhjen e kryetares së Gjykatës Kushtetuese. Raundi i dytë u mbajt ditën e sotme, kur kandidatet Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj kanë marrë nga 3 vota secila. Dalja me një rezultat të barabartë, ka bërë që përzgjedhja të bëhet në raundin e tretë që është edhe i fundit. Raundi i tretë do të mbahet më 20 shkurt në orën 10:00. Nëse edhe në këtë raund nuk do të ketë një fitues, emrin e kryetares do ta përzgjedhin ‘goglat’.
Përbërja e Gjykatës Kushtetuese që votojnë për kreun e gjykatës Kushtetuese janë: Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Elsa Toska, Sonila Bejtja, Dr. Sandër Beci, Ilir Toska, Gent Ibrahimi, Prof. Dr. Marjana Semini, Holta Zaçaj.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese zgjidhet me votim të fshehtë, me shumicën e votave të të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtuese, për një periudhë 3-vjeçare me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Seanca për zgjedhjen e Kryetarit drejtohet nga gjyqtari më i vjetër në detyrë. Në rast se ka më shumë se një kandidat dhe gjatë votimit asnjëri prej tyre nuk merr shumicën e parashikuar të votave, bëhet një votim i ri dhe, pas këtij, vijohet me votimin mes kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave. Në përfundim të këtij votimi shpallet i zgjedhur kandidati që ka marrë shumicën e votave. Në rast se asnjë nga kandidatët nuk ka marrë shumicën e votave ose votat janë ndarë në mënyrë të barabartë, Kryetari caktohet me short. Procedura e zhvillimit të shortit parashikohet me vendim të Mbledhjes së Gjyqtarëve. Kryetari i zgjedhur njofton Presidentin e Republikës dhe Kryetarin e Kuvendit.
gjykata kushtetuese fiona papajorgji marjana semini holta zacaj
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 10:51
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për skandalin që ka kapluar Ekuadorin së fundmi, ku presidenti i vendit, Guillermo&n...
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 10:57
I.A
BELGJIKË- Dy shqiptarë janë arrestuar në Belgjikë, pasi janë kapur në 'shtëpi bari'. Examinerlive shkruan se ...
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 10:46
F.M
Artan Hoxha dhe Leonard Duka
TIRANË- Artan Hoxha ka folur për arrestimin e Leonard Dukës, i akuzuari për vrasjen e Santiago Malkos, i c...
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 10:31
F.M
Lojëra Fati
TIRANË- Tre persona janë vënë në pranga për lojhëra fati. Në njoftimin e policisë bëhet ...
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 10:27
F.M
Leonard Duka
BELGJIKË- Leonard Duka, kreut të klanit Duka që u arrestua në Bruksel dy ditë më parë, i është gj...
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 10:09
F.M
Drutë dhe kamioni
ELBASAN- I. M., 59 vjeç, banues në Tiranë dhe Gj. M., 45 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë j...
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 09:54
F.M
Policia
VLORË- Uilliam Sokoli, 25 vjeç, banues në Vlorë, është vënë në pranga nga policia pasi ishte sh...
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 09:52
F.M
Policia Durrës
DURRËS- Besnik Pjetri, 35 vjeç, banues në Mamurras, është vënë në pranga pasi ësht&...
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 09:25
F.M
Spiro Çabiri dhe Sotir Çabiri
SARANDË- Shpërthimi me 30 kilogramë kallëpë dinamiti që rrafshoi hotelin ‘B...
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 08:54
F.M
Morinë
KUKËS- Valerjan Arra, 38 vjeç, banues në Shkodër është vënë në pranga në pikën kufitar...