Aktualitet

OFL ia "pastroi" 3 vite më parë imazhin, pse SPAK e sekuestroi 3 vite me vonesë pasurinë e Ervis Martinajt? 

Në momentin kur OFL i dërgoi formularin e deklarimit Martinajt, Kryeministri ishte në kulmin e luftës "Anti KçK".

17 Shkurt 2023, 11:55 Nga f.g
OFL ia "pastroi" 3 vite më parë imazhin, pse SPAK e
Ervis Martinaj

TIRANE- 3 vite pasi Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin për deklarimin e burimit të pasurisë, Ervis Martinajt, Prokuroria e Posaçme (SPAK), njoftoi se kishte sekuestruar 34 pasuritë e tij dhe të familjarëve. 

Veprimi i SPAK u zhvillua në kohën kur për fatin e Martinajt dihet shumë pak. Që nga 9 gushti i vitit 2022, Ervis Martinaj, 40 vjeç është denoncuar i zhdukur nga familja ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë një version zyrtar. Sot, 6 muaj më pas, kemi një sekuestro të pasurisë së një personi të zhdukur, por pse u kujtua SPAK 3 vite më vonë?

Në momentin kur OFL i dërgoi formularin e deklarimit Martinajt, Kryeministri ishte në kulmin e luftës "Anti KçK".

Por pavarësisht kësaj, pasuria e Martinajt as nuk u sekuestrua dhe as nuk u hetua. Vetëdeklarimi e nxorri të pastër duke vazhduar lirisht aktivitetin. 

Çfarë ndryshoi sot? Pse SPAK vendosi të veprojë kaq vonë? Kush e pengoi në këto vite? A ka vlerë ligjore operacioni i OFL me "pastrimin" e pasurisë asokohe? Kujt ti besojmë?/Dosja.al

ervis martinaj pasuria e ervis martinajt spak per martinajn

Sondazh

Poll