Aktualitet

Iu gjetën armë dhe para, Leonard Duka u kap nën shoqërinë e një vajze në Belgjikë (DETAJE)

Leonard Duka u arrestua nga njësia ‘Fast’, 3 vite pas vrasjes së ish-policit Santiago Malko.

17 Shkurt 2023, 10:27 Nga F.M
Iu gjetën armë dhe para, Leonard Duka u kap nën
Leonard Duka

BELGJIKË- Leonard Duka, kreut të klanit Duka që u arrestua në Bruksel dy ditë më parë, i është gjetur një armë zjarri dhe një shumë e konsideruar parash. Mësohet se Duka, u kap në një provincë të Brukselit në orën 06:00 të mëngjesit të 14 shkurtit.

Nën shoqërinë e tij ndodhej dhe një vajzë, emri i të cilës nuk është bërë me dije. Leonard Duka u arrestua nga njësia ‘Fast’, 3 vite pas vrasjes së ish-policit Santiago Malko.

Duka ishte një nga personat e shpallur në kërkim për këtë vrasje. Bashkë me të vëllain, Erlis Dukën dhe 7 persona të tjerë, ai akuzohet se organizoi dhe vuri në jetë planin për ekzekutimin e Malkos, një ngjarje e rëndë që ndodhi më 27 gusht 2019, në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Tashmë, Leonard Dukën e pret ekstradimi.

leonard duka arrestohet leonard duka

Sondazh

Poll