Bota

Ish-presidenti i Kroacisë: Kufiri Kosovë-Serbi i paprekshëm, se ndryshoi as Millosheviçi

19 Shtator 2019, 10:16 Nga DOSJA
Ish-presidenti i Kroacisë: Kufiri Kosovë-Serbi i paprekshëm, se

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, në një intervistë për edicionin e DW-së në gjuhën polake, ka folur për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Mesiç ka thënë se problemi i Bosnje e Hercegovinës është një prej problemeve që duhet zgjidhur, pasi, sipas tij, është një prej problemeve më komplekse në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Mesiç ka kritikuar ndërkohë politikën e Beogradit karshi Bosnjës, pasi siç thotë ai, në njërën anë serbët deklarohet se e respektojnë një Bosnje e Hercegovinë të unifikuar, ndërkohë në të njëjtën kohë mbështesin politikat e Millorad Dodikut, i cili nuk e njeh si shtet Bosnjën.

Teksa ka folur për regjimin e Sllobodan Millosheviqit, Mesiç ka thënë se presidenti famëkeq dëshironte një Serbi të Madhe etnikisht të pastër.

Por ish-presidenti kroat thotë se Millosheviç edhe përkundër ushtrisë së fuqishme që kishte nuk kishte mundur të ndryshonte asnjë milimetër kufijtë në mes të republikave të ish-Jugosllavisë dhe provincave.

“Pra kur Millosheviçi me ushtrinë e tij të fuqishme nuk arriti t’i ndryshonte kufijtë, askush nuk mund t’i ndryshojë ata as tani”, ka thënë Mesiç.

Ish-presidenti kroat shton se tendenca e Millosheviqit për krijimin e një “Serbie të Madhe” e të pastër etnikisht kishte shkaktuar persekutimin dhe spastrimin etnik të popujve tjerë joserbë të Ballkanit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kufiri kosovë-serbi ndryshimi i kufijve stipe mesiç kufiri kosovë-serbi ndryshimi i kufijve stipe mesiç

Sondazh

Poll