Bota

Gjendet e vdekur në krevatin e të dashurit, vdes femra më e rrezikshme nga bota e krimit

18 Shtator 2019, 19:21 Nga DOSJA

MEKSIKË- Claudia Ochoa Félix, gruaja e njohur si “Empress Anthrax”,është gjetur e vdekur në shtratin e të dashurit të saj, thuhet sipas raporteve të publikuara nga mediat e huaja.

Claudia besohej të ketë qenë një nga shefet femra të rangut më të lartë në botën e krimit në Meksikë. Në vitin 2014, qarkulloi lajmi në mediat sociale se ajo ishte një drejtuese e rangut të lartë të skuadrës së vrasjeve Los Ántrax.

Pasi u arrestua udhëheqësi i tyre José Rodrigo Aréchiga Gamboa, Claudia u përfol se ishte një nga drejtueset e reja. Ajo mohoi të ishte e vërtetë pas thashethemeve dhe përfshirjes së saj në krimin e organizuar.

Tani ajo ka humbur jetë dhe fotoja që po qarkullon në mediat sociale, mendohet të jetë fotografia e saj pasi ka vdekur.

Mednohet të ketë vdekur nga një mbidozë e drogës në komunën Culiacán në shtetin e Sinaloa në Meksikë. Por gjithashtu dyshohet edhe për një varsje me qëllim, përderisa u gjet në krevatin e të dashurit të saj.

Burimi: mtonews

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bota e krimit claudia ochoa felix femra me e rrezikshme meksike vdes bota e krimit claudia ochoa felix femra me e rrezikshme meksike vdes

Sondazh

Poll

Bota 18 Shtator 2019, 16:05

Mitch McConnell, njeriu që shiti Amerikën

SHBA- Një javë më parë, Robert Mueller kishte dëshmuar se Rusia po ndërhynte në zgjedhjet e SHBA në vitin 2020. McConnell, udhëheqësi i mazhorancës së Senatit, ...