Bota

Eurodeputetja e parë shqiptare, Arba Kokalari emërohet Zv.Presidente e Parlamentit Europian për Partitë Popullore

18 Shtator 2019, 17:15 Nga DOSJA
Eurodeputetja e parë shqiptare, Arba Kokalari emërohet Zv.Presidente e

 BRUKSEL- Arba Kokalari zyrtarja e lartë me origjinë shqiptare është zgjedhur si Zëvendës Presidente e Parlamentit Europian për Partitë Popullore.

Ajo e ka bërë të ditur lajmin edhe përmes rrjeteve të sajsociale, ku deklaron se do të jetë një prej raportueve përgjegjëse në krye të udhëheqjes së BE-së për vendin turk, Stambollin.

Me marrjen e këtij posti Kokalari është edhe eurodeputetja e parë shqiptare në Parlamentin Europian.

Arba Kokalari është pjesë e partisë së Moderuar në Suedi, vend shtet në të cilin edhe jeton prej kohësh.

Duke qenë se forca politike ku shqiptarja bën pjesë, fitoi  17.6 % të votave bëri të mundur që katër eurodeputetë përfshirë dhe Kokalarin të shkonin në Parlamentin Europian, por ajo arriti të bëhej Zv.Presidente për Partitë Popullore.

Arba Kokalari, 32-vjeç, është e para shqiptare e cila  u bë eurodeputete në Parlamentin Europian. Kokalari është shqiptaro-suedeze jeton në Stokholm. Ajo ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986 dhe ka mbajtur postin e sekretares ndërkombëtare të grupimit rinor të Partisë së Moderuar.(lexo këtu)

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota arba kokalari eurodeputetja e pare shqiptare partite popullore zv.presidente e parlamentit europian arba kokalari eurodeputetja e pare shqiptare partite popullore zv.presidente e parlamentit europian

Sondazh

Poll

Bota 18 Shtator 2019, 16:05

Mitch McConnell, njeriu që shiti Amerikën

SHBA- Një javë më parë, Robert Mueller kishte dëshmuar se Rusia po ndërhynte në zgjedhjet e SHBA në vitin 2020. McConnell, udhëheqësi i mazhorancës së Senatit, ...