Bota

Jean Claude Juncker: Rreziku për një Brexit pa marrëveshje po bëhet shumë real

18 Shtator 2019, 16:47 Nga DOSJA
Jean Claude Juncker: Rreziku për një Brexit pa marrëveshje po

BRITANI E MADHE- Situata në Britaninë e Madhe është teje delikate teksa asgjë nuk është e ditur saktë nëse do të ketë një Brexit me apo pa marrëveshje.

Ndërkohë Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker  ka deklruar ditën e sotme gjatë një debati në Parlamentin Evropian se rrezikshmëria e  Brexit-it pa marrëveshje është mjaft reale.

“Koha po mbaron. Një Brexit pa marrëveshje mund të jetë zgjedhja e Britanisë së Madhe, por ajo kurrë nuk do të jetë e jona.”-  tha ai gjatë debatit teksa po flitej për  largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimin Evropian.

Juncker tha se Londra duhet të paraqesë propozime realiste për të zëvendësuar marrëveshjen e prapambetjes irlandeze në marrëveshjen e largimit të Britanisë nag BE, të cilën ish-kryeministrja Theresa May ra dakord me krerët e BE-së, por që u refuzua nga parlamenti britanik.

“Unë nuk jam i lidhur emocionalisht në prapavijën irlandeze. Unë i kam kërkuar kryeministrit të bëjë, me shkrim, alternative,” tha ai, duke e quajtur atë një rrjet sigurie për të shmangur një Irlandë të ndarë pas Brexit.

Burimi: Reuters

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota brexit britani e madhe juncker pa marreveshje brexit britani e madhe juncker pa marreveshje

Sondazh

Poll

Bota 18 Shtator 2019, 16:05

Mitch McConnell, njeriu që shiti Amerikën

SHBA- Një javë më parë, Robert Mueller kishte dëshmuar se Rusia po ndërhynte në zgjedhjet e SHBA në vitin 2020. McConnell, udhëheqësi i mazhorancës së Senatit, ...