Bota

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi shkarkohet nga dy poste

Nga 62 vota, 53 ishin pro, as një kundër dhe nëntë abstenime.

16 Shkurt 2023, 15:17 Nga a.l
Deputeti i LVV-së, Haki Abazi shkarkohet nga dy poste
Haki Abazi

KOSOVË-Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë miratuar sot kërkesën e subjektit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për të zëvendësuar anëtarët në disa Komisione Parlamentare. 

Deputeti i LVV-së,  Haki Abazi është shkarkuar nga të qenit Kryetar i Komisionit Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë. Në vend të tij, është emëruar  deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu- Hyseni. Nga 62 vota, 53 ishin pro, as një kundër dhe nëntë abstenime. Ndërkohë, në Komisionin për Stabilizim Asociim, deputeti Haki Abazi është zëvendësuar  me deputetin Dimal Basha.

haki abazi

Sondazh

Poll