Bota

'Jemi duke punuar'/ Kurti nga Kuvendi: Pesë shtetet e BE-së që pritet të njohin Kosovën

Ai ka lexuar një përgjigje kur ka pohuar se në ka një “vendim” për njohjen nga pesë shtetet e BE’së, që janë Greqia, Spanja, Rumania, Qipro dhe Sllovakia, të cilat ende s’e njohin Kosovën.

16 Shkurt 2023, 14:48 Nga a.l
'Jemi duke punuar'/ Kurti nga Kuvendi: Pesë shtetet e BE-së
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka bërë një deklartatë të padëgjuar ndonjëherë deri më tani lidhur me çështjet për dialogun Kosovë-Serbi dhe planin franko-gjerman. Duke folur në seancën e sotme plenare në Kuvend ai ka përmendur vendimin e pesë shteteve të BE-së për të njohur Kosovën. Ai ka lexuar një përgjigje kur ka pohuar se në ka një “vendim” për njohjen nga pesë shtetet e BE’së, që janë Greqia, Spanja, Rumania, Qipro dhe Sllovakia, të cilat ende s’e njohin Kosovën.

Tash edhe vendimi i pesë shteteve mosnjohëse të Bashkimit Europian për ta njohur Kosovën, për të cilin ne jemi duke punuar dhe përmes saj anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe marrja e statusit shtet-kandidat i BE-së dhe anëtarësimi në Këshill të Europës dhe Konventës së saj është një gjë tejet qendrore në angazhimin tonë të mëtutjeshëm”, tha Kurti në Kuvend. 

Siç dihet njohja është akt sovran i secilit shtet dhe vështirë që mund të ketë një vendim të përbashkët për njohjen e Kosovës nga këto shtete, që Kurti lë të kuptohet se është vendosur, në bazë të formulimit të tij.

dialogu kosove-serbi plani franko-gjerman

Sondazh

Poll