Bota

'Vendimi për pesëshen e BE-së për njohjen e Kosovës'/ Deputetja e PDK-së Kurtit: Ji transparent na i trego

Kurti përsëriti se plani i BE-së parasheh normalizim të marrëdhënieve ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ku njëra-tjetrën e njohin de facto.

16 Shkurt 2023, 14:58 Nga a.l
'Vendimi për pesëshen e BE-së për njohjen e
Albin Kurti

KOSOVË- Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka kërkuar kryeministrit që të publikojë vendimin të cilin Kurti e përmendi në Kuvend ditën e sotme sipas së cilës 5 vendet e BE-së të cilat nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës qeveria po punon për të vënë në plan këtë vendim.  

“Po shohim që pra që paska ndryshim, ka garanci ndërkombëtare. A na tregon, të jesh transparent me ne, që të na tregosh vendimin e vendeve që janë jonjohëse për njohje të Kosovës. Ju vetë thatë që vendimin e pesë shteteve që s’e kanë njohur Kosovën kanë marrë vendim që ta njohin. Ju lutem, e bën këtë vendim publik!”, tha Musliu Shoshi.

Kurti përsëriti se plani i BE-së parasheh normalizim të marrëdhënieve ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ku njëra-tjetrën e njohin de facto.

ariana musliu–shoshi

Sondazh

Poll