Bota

Sulmet nga Rusia, Ukraina nis prodhimin e predhave me një shtet të NATO-s

Në deklaratë thuhej se dy vendet janë bashkuar për të nisur prodhimin e predhave mortajë 20 mm, municione që janë të kërkuara në Ukrainë.

16 Shkurt 2023, 10:18 Nga I.A
Sulmet nga Rusia, Ukraina nis prodhimin e predhave me një shtet të
Ukroboronprom

UKRAINË- Ukraina ka nisur prodhimin e predhave të të artilerisë me një vend të NATO-s. Reuters shkruan se këtë e bëri të ditur prodhuesi shtetëror i armëve në Kiev. Detaje se me cilin shtet të NATO-s do të nisi bashkëpunimi nuk u dhanë për arsye sigurie. Por ajo që u bë e ditur është që ky shtet ndodhet në Evropën qendrore.

Në deklaratë thuhej se dy vendet janë bashkuar për të nisur prodhimin e predhave mortajë 20 mm, municione që janë të kërkuara në Ukrainë.

“Emergjenca për këto predha është produkti jonë i parë i bashkëpunimit me një vend të Aleancës. Nuk do të përfundojë me predha, shumë shpejt do t’ju tregojmë produkte të tjera që do të prodhohen me vendet partenere,” tha Natalia Sad, një zëdhënëse e Ukroboronprom.

Sad shtoi se ekipe të lëvizshme janë duke punuar për të riparuar 90 deri në 95% të pajisjeve ushtarake dhe automjeteve të blinduara pranë fronit.

nato lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll