Politike

'Shkrihen' deputetët në Kuvend, pas tensioneve, Leskaj tregon histori me Kadri Hazbiun, Fekaj qesh: S'e kam jetuar atë kohë!

Ajo tha se nuk e ka jetuar atë kohë, por që Leskajt i kia ngelur mendja tek Enver Hoxha, ndaj s'i ndahet Foltores, referuar kryedemokratit Sali Berisha.

16 Shkurt 2023, 14:48 Nga F.M

 

'Shkrihen' deputetët në Kuvend, pas tensioneve, Leskaj
Bujar Leskaj dhe Ermonela Felaj

 

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Bujar Leksaj ka 'zbutur' debatet në Kuvend. Në fjalën e tij nga vendi, Leskaj tregoi një histori me Kadri Hazbiun. Drejtuesja e seancës Ermonela Felaj qeshi. Ajo tha se nuk e ka jetuar atë kohë, por që Leskajt i kia ngelur mendja tek Enver Hoxha, ndaj s'i ndahet Foltores, referuar kryedemokratit Sali Berisha.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Bujar Leskaj: Mos u bëni që populli nesër të thotë për ju që folët si Naum Kabozo. Historinë mund ta gjeni tek libri për Kadri Hazbiun, por edhe në mediat e procesverbalet e kohës. Është histori e bukur Erion, s'kam asgjë, përveç respektit, s'kam asgjë. Shërbëtorit të tij dhe atij ministrit që i ka shërbyer nga '43-'44, Enver Hoxha i lëshoi të gjihtë. Për racën dhe fëmijët kam respekt, por Hazbiu ngele kriminel i diktaturës. Flet edhe Naum Kabozo dhe i thotë para 3 vitesh më kë thënë këtë e më ke thënë atë dhe në një moment i shkreti në atë tension e përplasje, teksa i kalon në mend krimet që i kishin bërë bahskë me Enver Hoxhën e Mehmet Shehun. Me mprehtësinë e labit, kur i thanë ja se foi Nauka, ai tha 'Nauka foli si Nauka'. Me gjithë respektin, mos të bëhemi që pas x vitesh të thonë që x deputet foli si Naum Kabozo.

Ermonela Felaj: Unë zoti Leskaj nuk e kam jetuar atë kohë, por juve mesa duket ju ka ngelur tek Enver Hoxha, ndaj nuk ndaheni dot nga Foltorja.

 

bujar leskaj ermonela felaj

Sondazh

Poll