Politike

Mziu kërkon futjen e deputetëve të përjashtuar në Kuvend: Ndryshe, mbyllni seancën. Felaj: Ishe pjesë e Byrosë, e pe vetë vendimin që u mor

Mziut iu përgjigj drejtuesja e seancës së sotme plenare, Ermonela Felaj, e cila tha se Byroja e Kuvendit ka vendosur që të lërë në fuqi përjashtimin e deputetëve. 

16 Shkurt 2023, 11:01 Nga F.M
Mziu kërkon futjen e deputetëve të përjashtuar në
Ermonela Felaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Xhalla Mziu ka kërkuar që në Kuvend të futen të gjithë deputeët e PD-së që mund të jenë përjashtuar nga seancat. I pranishëm në sallë, Mziu tha se në të kundërt, seanca duhet ndërprerë. Mziut iu përgjigj drejtuesja e seancës së sotme plenare, Ermonela Felaj, e cila tha se Byroja e Kuvendit ka vendosur që të lërë në fuqi përjashtimin e deputetëve. 

Pjesë nga fjalët e tyre: 

Xhelal Mziu: Ata duhet të ishin të pranishëm në këtë mbledhje. Nuk u plotësua as kuorumi dhe nuk duhej të vazhdonte as mbledhja. Do të kërkoja që kolegët që kanë bërë ankimim të jenë pjesë e seancës, ose kjo seancë të ndërpritet. Të mbyllet seanca deri në momentin që Byroja të mblidhet e të vendosë për ankimimin e tyre. 

Ermonela Felaj: Kuorumi është plotësuar, zoti Mziu keni qenë pjesë dhe është lënë në fuqi vendimi i Sekretariatit për përjashtimin e katër deputetëve, zoti Sali Berisha, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Edi Paloka. 

xhelal mziu ermonela felaj senace plenare 16 shkurt 2023

Sondazh

Poll