Politike

Vasili kërkon ndërprerjen e seancës: Të vijë Rama në Kuvend! Felaj: Kalove sekondat...Deputeti: Po më bën dhurata ti mua

Vasili tha se Rama duhet të japë llogari. 

16 Shkurt 2023, 11:07 Nga F.M
Vasili kërkon ndërprerjen e seancës: Të vijë Rama
Ermonela Felaj

TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka kërkuar ndërprerjen e seancës plenare. I pranishëm në Kuvend, Vasili tha se duhet të ndërpritet gjithçka në mënyrë që mocion-debati për dosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, të zhvillohet në prezencën e Ramës. Vasili tha se Rama duhet të japë llogari. 

PJESë NGA BISEDA MES TYRE: 

Petrit Vasili: Nuk mund t'ju lejoj që ju të merrni peng këtë seancë plenare. Ja ku e keni me video, shikoni mënyrën se si e keni bërë ju bllokimin e seancën kur keni qenë në Opozitë. Nuk mund të ketë dy standartë në këtë Kuvend. S'mund të ndodhë kjo gjë. Nuk lejojmë që kjo seancë të merret peng. 

Ermonela Felaj: Po ju lutem, është marrë një...

Petrit Vasili: Kjo seancë duhet të ndërorutet deri në momentin që të vijë kryeministri Edi Rama dhe të japë llogari për gjithçka në të cilën është përfshirë. 

Ermonela Felaj: Por...

Petrit Vasili: Mos më ndërorit, ja ku e ke me pamje...

Ermonela Felaj: Keni kaluar 37 sekonda

Petrit Vasili: Edhe çfarë, po më bën dhurata ti mua tani?

Ermonela Felaj: Më lejoni t;ju përgjigjem

Petrit Vasili: Jo po s'më thoni dot mua

Ermonela Felaj: Kjo flet për mungesën e argumentit nga ana juaj, Kërkesa juaj ka qenë e njëjtë dhe kemi pasur dakordësi për t'i zhvilluar, por jo për mënyrën. Zoti Alibeaj nuk ka pasur dakortësi për të zhvilluar Konferencën e Kryetarëve. Nëse doni, bëjuni thirrje kolegëve tuaj që të ulen në Konferencën e Kryetarëve dhe të merret një vendim. 

petrit vasili seance plenare 16 shkurt 2023 protesta e opozites 16 shkurt 2023

Sondazh

Poll