15 Shkurt 2023, 23:11
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Një ekip izraelitësh kanë manipuluar më shumë se 33 procese zgjedhjesh në mbarë botën duke përdorur hakerime, sabotime dhe dezinformata të automatizuara në mediat sociale është zbuluar në një hetim të publikuar së fundmi. Njësia drejtohet nga Tal Hanan, një ish-operativ i forcave speciale izraelite, 50 vjeç, i cili tani punon privatisht duke përdorur pseudonimin “Jorge”. Duket se ai ka punuar në heshtje me zgjedhjet në vende të ndryshme për më shumë se 2 dekada. Por duke qenë se kishin ndërhyrë edhe në zgjedhjet në Greqi, lindi dyshimi nëse ka pasur ndonjë 'dorë' edhe në Shqipëri. Ndaj dhe Dosja.al i ka dërguar një email gazetarëve që u morën me çështjen.
Stephanie Kirchgaessner ka kthyer përgjigje për Dosja.al dhe thotë: Përshëndetje, faleminderit për pyetjen tuaj. Për momentin nuk kemi asnjë informacion se Tal Hanan ka punuar edhe në Shqipëri.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen të gjendjen të ardhura edhe për vendin tonë. Për më tepër që në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, dy partitë kryesore politike, si Partia Demokratike dhe ajo Socialiste janë "mburrur" se në fushata zgjedhore kishin punësuar ekipe izraelite. Më konkretisht në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, 8 strategë izraelitë ishin përfshirë në fushatë.
Ish-zëdhënësi i kryeministrit Benjamin Netanjahu, Jonatan Urich u zhduk nga Israeli dhe mediat e vendit të tij shkruanin se mbërriti në Shqipëri. Këtu ai mbërriti për të ndihmuar fushatën e Lulzim Bashës. Jonatan Uirich ishte në anën e humbjes, duke këshilluar Bashën së bashku me Asaf Shariv, një ish-këshilltar i komunikimit i kryeministrit Ariel Sharon; Israel Einhorn, ekspert për reklamat dhe këshilltar i Netanyahu; dhe Adi Timor, një konsulent komunikimi me ekspertizë në fushatat ndërkombëtare.
Ndërkohë që fushatën e Ramës e ndihmoi Tal Silberstein, i cili shërbeu si këshilltar strategjik i Gideon Sa’ar në fushatën e marsit 2021 dhe ka qenë një shtyllë kryesore e fushatave të tjera në Evropë. Më të ishte dhe Assaf Eisen, i cili ka punuar për shumë vite në Shqipëri dhe shumë vende të tjera; Ido Stossel, i cili këshilloi Laburistët në Mars; dhe Shuki Shapira.
tal hanan skandali jorge me zgjedhje stephanie kirchgaessner
Aktualitet
15 Shkurt 2023, 22:03
k.m.
Arjan Ndoj
DURRËS- Pas atentatit të mbetur në tentativë ndaj Arjan Ndojit në 1 nëntor 2019, ky i fundit ka shkuar në sht...
Aktualitet
15 Shkurt 2023, 21:55
k.m.
Andi Maloku
DURRËS- Atentati i dështuar ndaj Arjan Ndojit, i mori jetën vetëm një të pafajshmi, shoferit të tij, An...
Aktualitet
15 Shkurt 2023, 21:33
k.m.
Pamje nga Lushnja
LUSHNJE- Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në koshat e mbeturinave në lagjen “18 Tetori” n&eum...
Aktualitet
15 Shkurt 2023, 20:40
A.B
Balena
QIPRO- Vdekja misterioze e disa balenave në brigjet veriore të Qipros javën e kaluar, mund të ketë lidhje me t&eu...
Aktualitet
15 Shkurt 2023, 20:45
k.m.
Ajran Ndoja
DURRËS- Ish-prokurori Arjan Ndoji ra pre e një atentati më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit në Durrës...
Aktualitet
15 Shkurt 2023, 20:41
k.m.
Foto ilustruese
Ikja e mjekëve ka dëmtuar sistemin tonë shëndetësor duke krijuar boshllëqe në qendra shëndetës...
Aktualitet
15 Shkurt 2023, 20:31
k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- Zbardhen detaje të reja lidhur me përplasjen e grupeve kriminale me bazë në qytetin bregdetare të Dur...
Aktualitet
15 Shkurt 2023, 20:26
A.B
SPAK
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë pas arrestimit të gjashtë personave për korrupsion. Me urdh&eum...
Aktualitet
15 Shkurt 2023, 19:53
Zbulohen të tjera detaje nga dosja hetimore në lidhje me atentatin e dështuar ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji, ku mbeti i vrarë shoferi i ...
Aktualitet
15 Shkurt 2023, 19:19
k.m.
Foto ilustruese
DIMAL- Zbulohen detaje të reja nga dosja për arrestimin e zyrtarëve të Bashkisë së Dimalit. Në dosj...