Bota

Protestuesit kurdë hyjnë në sallën e Parlamentit Europian, eurodeputetët rinisin seancën pas 3 orësh

Protestuesit ishin në të ulur në zonën e vizitorëve të parlamentit kur shpalosën flamuj në mbështetje të liderit rebel kurd të burgosur Abdullah Ocalan dhe filluan të bërtisnin, ndërsa ligjvënësit po zhvillonin një debat mbi çështjet klimatike dhe mjedisore.

15 Shkurt 2023, 22:53 Nga k.m.

Protestuesit kurdë hyjnë në sallën e Parlamentit Europian,

BRUKSEL- Një protestë e vogël nga aktivistët pro-kurdë detyroi pezullimin për një kohë të shkurtër të seancës plenare të parlamentit të Bashkimit Evropian. Protestuesit ishin në të ulur në zonën e vizitorëve të parlamentit kur shpalosën flamuj në mbështetje të liderit rebel kurd të burgosur Abdullah Ocalan dhe filluan të bërtisnin, ndërsa ligjvënësit po zhvillonin një debat mbi çështjet klimatike dhe mjedisore.

Protestuesit kurdë hyjnë në sallën e Parlamentit Europian,

Drejtuesit e parlamentit kërkuan largimin e protestuesve, por kjo gjë nuk ndodhi, ndaj dhe seanca u pezullua.Seanca parlamentare u caktua të rifillojë pasditen e së mërkurës.

Oçalan, i cili themeloi Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, në 1978, u dënua për tradhti në Turqi dhe ka qenë në burg që nga viti 1999. Një grup deputetësh, përfshirë kryetaren, Roberta Metsola, shkuan për të negociuar me aktivistët që refuzuan të largoheshin dhe kërcënuan se do të hidheshin nga galeria e vizitorëve.

"Kishte një shqetësim se ata do t'i shkaktonin dëm vetes si pjesë e protestës së tyre," u tha Metsola eurodeputetëve kur Parlamenti rifilloi tre orë më vonë. "Kam kënaqësinë t'ju them se situata u zgjidh në mënyrë paqësore," tha ajo. Askush nuk u lëndua dhe askush nuk u lëndua dhe të gjithë protestuesit tani janë jashtë ambienteve të Kuvendit.

Para se të bënte deklaratën e saj, Metsola u pa duke u larguar nga galeria e vizitorëve me ekipin e saj kryesor. Susanna Ceccardi, një eurodeputete italiane nga partia e ekstremit të djathtë Liga, e përshkroi përgjigjen e sigurisë të Parlamentit si "të turpshme" në Twitter. Seanca rinisi pas 3 orësh./AP

abdullah ocalan

Sondazh

Poll