Bota

'Binden dhe kërcënohen'/ Studentët rusë detyrohen të nënshkruajnë regjistrim në ushtri pa përfunduar arsimin

Komisarët ushtarakë përdorën taktika të ngjashme gjatë vitit 2022 dhe në prag të draftit të pranverës 2023 iu drejtuan sërish.

15 Shkurt 2023, 20:55 Nga a.l
'Binden dhe kërcënohen'/ Studentët rusë detyrohen
Komisariatet ushtarake ruse

RUSI- Komisariatet ushtarake ruse, së bashku me menaxherin e institucioneve arsimore detyrojnë studentët të nënshkruajnë pëlqimin për rekrutimin e hershëm. Siç raportojnë edhe mediat e huaja, kjo do të mundësojë rekrutimin e të rinjve në muajin prill, në vend që të bëhet në verë, kur ata mbarojnë studimet.

Studentëve u thuhet se do të jenë në gjendje t'i nënshtrohen provimeve herët nëse nënshkruajnë deklarata të tilla. Më pas studentët marrin thirrje me detyrim paraqitje në komisariatin ushtarak. Në komisariatin ushtarak kalojnë një ekzaminim mjekësor dhe shkojnë në ushtri. Sipas ligjit rus, studentët marrin një shtyrje nga rekrutimi deri në diplomim; megjithatë, në vitin 2021, komisarët ushtarakë filluan fillimisht të bindin të rinjtë që të regjistroheshin herët.

Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se, në veçanti, universitetet dhe kolegjet e Moskës organizojnë takime me komisariatin ushtarak, ku studentëve u shpërndahen thirrjet me detyrimin për t'u paraqitur me një pasaportë dhe një certifikatë regjistrimi. Komisarët ushtarakë përdorën taktika të ngjashme gjatë vitit 2022 dhe në prag të draftit të pranverës 2023 iu drejtuan sërish.

"Ata bëjnë budallenj me djemtë tetëmbëdhjetë vjeçarë, të cilët, natyrisht, nuk i kuptojnë pasojat ligjore të deklaratave të tilla. Nën pretekste të ndryshme, me ndihmën e bindjes dhe kërcënimit, i detyrojnë të nënshkruajnë deklarata", theksoi Aleksey Tabalov, kreu i Shkollës së Rekrutëve, një organizatë për të drejtat e njeriut.

Në nëntor 2022, Këshilli i Federatës (Dhoma e Lartë e Parlamentit Rus – red) ka vendosur të zhvillojë konsultime me agjencitë e zbatimit të ligjit në lidhje me rikthimin e shërbimit dyvjeçar në ushtri.
Më 12 janar, u raportua se Rusia vendosi të rrisë moshën e rekrutimit, qytetarët nën moshën 30 vjeç do të thirren në ushtri që në pranverën e këtij viti. Më 18 janar, Inteligjenca e Mbrojtjes së Ukrainës pretendoi se Rusia po përgatitej për një valë të re mobilizimi, gjatë së cilës banorët e Moskës do të shënjestroheshin veçanërisht.

alexei tabalov

Sondazh

Poll