Art&Argëtim

Pasues i Abloh! Pharrell Williams do të jetë drejtori kreativ i ardhshëm i Louis Vuitton

Lajmi vjen pak më shumë se një vit pas vdekjes së Abloh në nëntor 2021, në moshën 41-vjeçare, pas një beteje me kancerin. Vdekja e papritur e stilistit vizionar shkaktoi valë tronditëse në industri dhe më gjerë.

14 Shkurt 2023, 20:55 Nga A.B
Pasues i Abloh! Pharrell Williams do të jetë drejtori kreativ i
Pharrell Williams

SHBA- Muzikanti, producenti dhe stilisti amerikan Pharrell Williams do të pasojë Virgil Abloh si drejtor kreativ për burra të Louis Vuitton, sipas një deklarate të lëshuar nga shtëpia luksoze franceze e modës, raporton CNN.
Emërimi hyn në fuqi menjëherë dhe koleksioni i tij i parë do të debutojë në qershor gjatë Javës së Modës për Burra në Paris.

“Jam i lumtur të mirëpres Pharrell në shtëpi, pas bashkëpunimeve tona në 2004 dhe 2008 për Louis Vuitton, si Drejtori ynë i ri Kreativ për Burrat”, tha Pietro Beccari, kryetar dhe CEO i Louis Vuitton në një deklaratë. “Vizioni i tij krijues përtej modës padyshim që do ta çojë Louis Vuitton drejt një kapitulli të ri dhe shumë emocionues”.

Lajmi vjen pak më shumë se një vit pas vdekjes së Abloh në nëntor 2021, në moshën 41-vjeçare, pas një beteje me kancerin. Vdekja e papritur e stilistit vizionar shkaktoi valë tronditëse në industri dhe më gjerë. Si drejtori i parë artistik i Louis Vuitton, Abloh bëri histori kur u emërua në 2018 dhe u vlerësua gjerësisht për sjelljen e një demografie më të re në shtëpinë e famshme të modës me dizajne që sollën një estetikë të veshjeve të rrugës në botën e luksit.

Lajmi për emërimin e Williams i jep fund spekulimeve mujore se kush do të pasonte Abloh.

Ndërsa Williams, një fitues 13 herë Grammy, është më i njohur për karrierën e tij muzikore, 49-vjeçari ka gjithashtu një grup të fortë kredencialesh të modës. Ai bashkëthemeloi etiketën e veshjeve në rrugë Billionaire Boys Club në 2003 me stilistin Nigo dhe ka bashkëpunuar me një mori markash luksoze duke përfshirë Tiffany & Co., Moncler dhe Adidas.

pharrell williams louis vuitton

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Shkurt 2023, 12:05

Të lidhur nga dashuria!

Vodafone Shën Valentini erdhi. Sot, përveç Kupidit, dy çifte kanë edhe një aleat tjetër, Vodafone Albania, i cili ka...