Art&Argëtim

Ka vdekur Sin Boy? FOTOJA e reperit shqiptar brenda ambulancës trazon rrjetin

Madje, në postimin e faqes në Instagram që ka publikuar foton në fjalë thuhet se qarkullojnë informacione se Sin Boy ka dhënë frymën e fundit në një spital në Kosovë pas një mbidoze. Sigurisht që ky lajm makabër nuk konfirmohet nga askush, madje as nga asnjë media e Kosovës.

14 Shkurt 2023, 21:09 Nga k.m.
Ka vdekur Sin Boy? FOTOJA e reperit shqiptar brenda ambulancës trazon
Sin Boy

GREQI- Një foto e reperit shqiptar Sin Boy po qarkullon prej disa ditësh në internet, ku duket i shtrirë në ambulancë, me maskë oksigjeni. Fotografia në fjalë ka shkaktuar shqetësim të madh te fansat e tij. 

Madje, në postimin e faqes në Instagram që ka publikuar foton në fjalë thuhet se qarkullojnë informacione se Sin Boy ka dhënë frymën e fundit në një spital në Kosovë pas një mbidoze. Sigurisht që ky lajm makabër nuk konfirmohet nga askush, madje as nga asnjë media e Kosovës.

Ka vdekur Sin Boy? FOTOJA e reperit shqiptar brenda ambulancës trazon
Sin Boy në ambulancë

Orët e fundit në llogarinë e rapperit është hedhur një postim ku thuhet se Sin Boy ka ndërruar jetë. Për herë të parë, mbishkrimi në postim shkruhet në greqisht dhe anglisht, siç është mësuar të shkruajë në postimet e tij.

Dhe fotografia e profilit në llogarinë e tij është zëvendësuar me një sfond të zi.

“Për fat të keq thashethemet janë të vërteta por mediat po sabotojnë Sin Boy edhe në këto momente. Ai nuk është larguar sepse do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij. 1994- Përgjithmonë,”- thuhet në postimin në faqen e tij.

Ka vdekur Sin Boy? FOTOJA e reperit shqiptar brenda ambulancës trazon

Mirëpo, edhe nën këtë postim, komentet refuzojnë ta besojnë lajmin për ndarjen e tij nga jeta. Disa besojnë se është lojë me mediat.

Sigurisht, nëse bëhet fjalë për një marifet publicitar nga ana e reperit, është tragjike që ai po luan me jetën dhe vdekjen dhe po tërheq vëmendjen ndaj vetes në mënyrë të tillë./Zougla

sin boy

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Shkurt 2023, 12:05

Të lidhur nga dashuria!

Vodafone Shën Valentini erdhi. Sot, përveç Kupidit, dy çifte kanë edhe një aleat tjetër, Vodafone Albania, i cili ka...