Bota

FOTO- Elon Musk “prezanton” shefin e ri të Twitter-it

Në formë shakaje, Musk në “Twitter” publikoi një foto të një qeni, ku e prezanton atë si’ CEO-n e ri të kompanisë.

15 Shkurt 2023, 17:41 Nga A.B
FOTO- Elon Musk “prezanton” shefin e ri të Twitter-it
Elon Musk dhe qenushi

SHBA- Shefi ekzekutiv i “Twitter” (CEO), Elon Musk konfirmoi se deri në fund të këtij viti do të gjejë pasuesin e tij në këtë post të kompanisë. Në formë shakaje, Musk në “Twitter” publikoi një foto të një qeni, ku e prezanton atë si’ CEO-n e ri të kompanisë.

Qenushi ka të veshur një bluzë të zezë me mbishkrimin CEO, ndërkohë qëndron i ulur në ambient improvizues zyre.

Me doza argëtuese, Musk ka shkruar në përshkrimin e fotos “CEO i ri është i mrekullueshëm”.

elon musk

Sondazh

Poll