Bota

'Ukraina dhe Suedia, bashkë në mbrojtjen e njerëzimit'/ Zelenskyy mirëpret në Kiev kryeministrin suedez Kristersson

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, kryeministri suedez rikonfirmoi mbështetjen e vendit ndaj Ukrainës përballë agresionit të pajustifikuar të Rusisë.

15 Shkurt 2023, 17:24 Nga a.l
'Ukraina dhe Suedia, bashkë në mbrojtjen e njerëzimit'/
Volodymyr Zelenksyy dhe Ulf Kristersson

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mirëpriti sot kryeministrin suedez Ulf Kristersson në Kiev, duke shënuar vizitën e parë të kryeministrit në vend.

"Ukraina dhe Suedia qëndrojnë së bashku në mbrojtje të njerëzimit, lirisë dhe Evropës. Së bashku do të jemi fitimtarë", shkroi presidenti ukrainas në kanalin e tij Telegram.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, kryeministri suedez rikonfirmoi mbështetjen e vendit ndaj Ukrainës përballë agresionit të pajustifikuar të Rusisë. Krahas kësaj, Kristersson preku anëtarësimin e mundshëm të Kievit në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar se Ukraina i përket bllokut.

ulf kristersson volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll