Bota

Video-incizime për skandale, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje bën paralajmërimin: Konferencë nesër në Kuvend

Deputeti paralajmëron për skandale të tjera.

15 Shkurt 2023, 17:40 Nga A.B

 

Video-incizime për skandale, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje
Haki Abazi

 

KOSOVË-Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, paralajmëroi publikimin e disa video-incizimeve për skandale. Me anë të një njoftimi ai bëri thirrje për tu mbledhur ditën e nesërme në Kuvend, pas kërkesës së Kurtit për shkarkimin e kryetarit të Komisionit për Punët e Jashtme.

“Të nderuar gazetarë dhe qytetarë të dashur,

Nesër në ora 10:00 në hollin e Kuvendit Ju ftoj për konferencë për Media lidhur me urdhërin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë. Nesër poashtu flasim për audio/ video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë”, ka shkruar Abazi.

Në Qeverinë Kurti 1, Haki Abazi ishte edhe zëvendëskryeministër. 

haki abazi

Sondazh

Poll