Bota

“S’pranoj Asociacion që na bosnjëzon”/ Studentët marshojnë në Prishtinë kundër Asociacionit

Megjithatë, marrëveshja e vitit 2015, mbi parimet për themelimin e Asociacionit, sipas Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nuk është në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit. Por, Kushtetuesja ka argumentuar se pikat mund të harmonizohen.

15 Shkurt 2023, 16:45 Nga k.m.
“S’pranoj Asociacion që na bosnjëzon”/
Foto ilustruese

Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe qytetarë kanë organizuar një marsh në Prishtinë kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Me slogane si “Asociacioni nuk kalon”, “S’pranoj Asociacion që na bosnjëzon”, “Bashkë kundër Asociacionit”, "Kosova Republikë, s'ka Zajednicë [Asociacion]" dhe të ngjashme, studentët, nën organizimin e Parlamentit të Studentëve të UP-së, nisën marshin e tyre nga Biblioteka Kombëtare drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje – në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian – për themelimin e Asociacionit.

Megjithatë, marrëveshja e vitit 2015, mbi parimet për themelimin e Asociacionit, sipas Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nuk është në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit. Por, Kushtetuesja ka argumentuar se pikat mund të harmonizohen.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, e kundërshton formimin e një asociacioni njëetnik. Megjithatë, së fundmi, Kurti ka paraqitur gjashtë kushte për themelimin e Asociacionit, që sipas tij, do të mundësonte që një organ i tillë të formohej duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdimisht kërkojnë nga Kosova që të themelojë Asociacionin.

Serbia kërkon që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive, që kundërshtohet nga Kosova. SHBA-ja ka thënë se kundërshton “krijimin e një entiteti që i ngjan Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë”./REL

asociacioni i komunave serbe në kosovë

Sondazh

Poll