Bota

Më shumë se 222 orë nën rrënoja, shpëtohet mrekullisht 42- vjeçarja nga tërmeti në Turqi

Në orën e 222-të të tërmetit të quajtur si "katastrofa e shekullit", Melike Imamoglu u nxor nga rrënojat e gjallë si rezultat i përpjekjeve intensive të kërkim-shpëtimit në distriktin Onikisubat të Kahramanmaras.

15 Shkurt 2023, 16:00 Nga a.l
Më shumë se 222 orë nën rrënoja, shpëtohet
Tërmeti në Turqi

TURQI- Në ditën e 10-të pas tërmeteve vdekjeprurëse, kur shpresat për gjetjen e të mbijetuarve po shuhen gradualisht, një 42-vjeçar u shpëtua nga montimet e betonit duke nxitur një valë pozitiviteti.

Në orën e 222-të të tërmetit të quajtur si "katastrofa e shekullit", Melike Imamoglu u nxor nga rrënojat e gjallë si rezultat i përpjekjeve intensive të kërkim-shpëtimit në distriktin Onikisubat të Kahramanmaras. Mediat e huaja raportojnë se, u konstatua se një person ishte gjallë gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit të kryera në rrënojat e banesës Ozdemirler në rrethin Hayrullah nga ekipet e kërkim-shpëtimit nga Bursa.

Shanset për të mbijetuar për shumicën e njerëzve ende të bllokuar në rrënoja janë të ulëta. Ekspertët vlerësojnë se njerëzit mund të jenë në gjendje të mbijetojnë deri në një javë, në varësi të lëndimeve të tyre. Numri i të vdekurve nga tërmeti ka kaluar 41,000.

melike İmamoğlu termet ne turqi

Sondazh

Poll