Bota

Çështja “Kobra”, Prokuroria Speciale: Nuk mund të japim më shumë informacion në këtë fazë të hetimeve

Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu në një përgjigje dërguar Telegrafit përmes email-it ka thënë se ky rast është në trajtim të mëtutjeshëm dhe për momentin nuk mund të japin më shumë informacion.

15 Shkurt 2023, 16:29 Nga A.B
Çështja “Kobra”, Prokuroria Speciale: Nuk mund të
Dibran Hoxha

KOSOVË- Çështja e Dibran Hoxhës, i njohur si “Kobra”, i cili bashkë me gjashtë të tjerë gjenden në paraburgim nën dyshimin për vrasjen e V.C., i cili rast ka kaluar që disa ditë në Prokurorinë Speciale të Kosovës është ende në fazë të hetimeve. 

Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu në një përgjigje dërguar Telegrafit përmes email-it ka thënë se ky rast është në trajtim të mëtutjeshëm dhe për momentin nuk mund të japin më shumë informacion.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka pranuar në kompetencë nga Prokuroria Themelore në Prizren rastin e njohur si ‘Kobra’ për trajtim të mëtutjeshëm. Andaj, në këtë fazë nuk mund të ju japim më shumë informata”, ka thënë Lutfiu për Telegrafin.

Gjykata Themelore në Prizren, më 2 shkurt 2023, ka marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj Dibran Hoxhës i njohur si “Kobra” dhe pesë të pandehurve të tjerë Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrllahi, të dyshuar për vrasjen e të riut nga Kukësi, V.C.

Sipas Prokurorisë, Dibran Hoxha po dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë”, armëmbajtje pa leje dhe manipulimi me prova, ndërsa Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi, po dyshohen për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”. Ndërsa, i dyshuari i shtatë R.S, dyshohet për veprat penale “Pjesëmarrja në rrahje” dhe “Manipulimi me prova”.

prokuroria kobra dibran hoxha

Sondazh

Poll