Bota

Avokatja e Messina Denaro: Gjendja e tij është e rëndë, nuk di nëse po e trajtojnë mirë në burg

Avokatja vë në dyshim trajtimin e Messinës në burgun e L'Aquila.

15 Shkurt 2023, 16:15 Nga A.B
Avokatja e Messina Denaro: Gjendja e tij është e rëndë, nuk
Messina Denaro

ITALI- Gjendja shëndetësore e Matteo Messina Denaro “është shumë e rëndë”. Kështu deklaroi Lorenza Guttadauro, avokatja e besuar duke shtuar: Nuk e di nëse po e trajtojnë mirë". 

Guttadauro foli për situatën e bosit pas marrjes në pyetje, e cila u zhvillua në burgun e L'Aquila më 13 shkurt, në të cilën prokurori Maurizio De Lucia dhe deputeti Paolo Guido e gjetën të burgosurin "të kthjellët, të qetë dhe me gjithë kujdesin e nevojshëm”.

Pas arrestimit u fol për gjendjen e pasigurt shëndetësore. Matteo Messina Denaro, për më shumë se një orë iu përgjigj pyetjeve të prokurorit Maurizio De Lucia dhe deputetit Paolo Guido, të cilët kishin ardhur nga Palermo për ta marrë në pyetje. Ata u larguan pas rreth tre orësh. 

Matteo Messina Denaro do t'i nënshtrohet kimioterapisë së nevojshme në klinikën e burgut të sigurisë maksimale në L'Aquila, e ndërtuar në një dhomë përballë qelisë ku ndodhet në 41 bis. Terapia për kurimin e tumorit zgjat rreth 4 orë. Shëndeti i tij monitorohet nga një ekip onkologësh nga spitali L'Aquila. 

Burimi: Tgcom

messina denaro

Sondazh

Poll