Insights

"Matanë" lajmit/ Shembja e "Prestige Resort" shkon në arbitrazhin e Parisit, hidhet në gjyq shteti. KLSH zbulon 'hajdutin', NOA Energji mori 9.4 mln €

Biznesmeni Irfan Hysenbelliu ka kontaktuar Hamit Gharavin per te hedhur Shqiperine ne arbitrazhin e Parisit per prishjen e Prestige Resort.

15 Shkurt 2023, 15:41 Nga Klodian Tomorri
"Matanë" lajmit/ Shembja e "Prestige Resort" shkon
Klodian Tomorri

1- Shqiperia u vu ne listen e vendeve nen monitorim fiskal nga BE per shkak te takses 5 per qind te IT. Bashkimi Europian e pati kercenuar qeverine se do e fuste Shqiperine ne listen e vendeve jo bashkepunuese (lista e zeze). Qeveria fillimisht rezistoi sepse ajo taksa 5 per qind mbahet qe keta te vjedhin leket me AKSHI-n. Por kur e pane se BE e kishte seriozisht, i derguan leter dhe i thane do ta rregullojme kete vit. Ndaj BE u tregua me e bute dhe e futi Shqiperine te lista gri.

2- Biznesmeni Irfan Hysenbelliu ka kontaktuar Hamit Gharavin per te hedhur Shqiperine ne arbitrazhin e Parisit per prishjen e Prestige Resort. Aktualisht po behet vleresimi paraprak, ku perfshihet vleresimi i kostove dhe probabiliteti per te fituar. Me pas do te merret vendimi. Partneri lokal ne kete rast eshte Halimi Law & Tax. Gharavi eshte nje nga avokatet me te njohur te arbitrazhit, i pajtuar disa here nga qeveria shqiptare ne gjyqet nderkombetare. Ky ishte avokati qe mbrojti Shqiperine ne ceshtjen CEZ, por pasi erdhen socialistet ne pushtet e zgjidhen me mirekuptim.

3- Kontrolli i Larte i Shtetit thote se shkembimi i energjise mes KESH dhe kompanise private Noa Energy i vodhi arkes publike 9.4 milione euro. Marreveshja e firmosur ne maj 2021 u iniciua nga Benet Beci, sot kandidat per kryetar Bashkie i socialisteve ne Shkoder, por zyrtarisht u firmos nga drejtori i komanduar Kadiu. Sipas KLSH, Kesh i dha NOA-s 150 mije mega vat energji diten dhe te njejten sasi ja ka marre naten ku diferenca totale ne cmim ishte 9.4 milione euro.

klodian tomorri

Sondazh

Poll

Insights 27 Janar 2023, 11:01 Meri Lika

Të bësh detyrën është virtyt!

Meri Lika Gjyqtari Florjan Kalaja, deri dje, nuk më njihte mua dhe as nënën time, por edhe pse nuk na njihte, ai në familjen tonë ...