Insights

Të bësh detyrën është virtyt!

Sot të bësh detyrën është virtyt, është virtyt i njerzëve që kanë pasion punën, që respektojnë tjetrin në të drejtën e tyre sepse kështu respektojnë veten dhe Florjani është një prej këtyre njerëzve.

27 Janar 2023, 11:01 Nga Meri Lika
Të bësh detyrën është virtyt!
Meri Lika

Gjyqtari Florjan Kalaja, deri dje, nuk më njihte mua dhe as nënën time, por edhe pse nuk na njihte, ai në familjen tonë është një njeri shumë i dashur.

Nuk është i dashur se jemi të entuziasmuar si militantët pas figurave politike, por është i dashur sepse pas 30 vjetësh ai i dha drejtësi nënës sime duke i kthyer pronat e babait të saj, prona të cilat filloi t’i kërkonte kur ishte 50 vjeçe dhe që falë korrektësisë së Florjanit, arriti t’i marrë kur mbushi 80.

Mbrëmë në prezantimin e librit të tij “Lirim me kusht”, e nderuar që isha ftuar, shkova bashkë me nënën time dhe kur e takuam që të firmosnim kopjen tonë të librit të tij, ai na pa me çudinë e të pasurit përballë dy njerëz krejt të panjohur.

- Ti, nuk na njeh – i thashë – por ti je një ndër njerezit më të dashur të familjes sonë.

Ai i habitur më pyeti:

- Përse?

-Sepse pas tridhjetë vjetësh i ktheve mamasë pronat e babait të saj.

-Kam bërë vetëm detyrën. – u përgjigj duke e trajtuar këtë gjë si gjënë më normale.

-E di – i thashë – por, të tjerët për tridhjetë vjetë nuk e bënë.

Gjatë ceremonisë së prezantimin tek dëgjoja kolegë e miq të Florjanit që tregonin cilësitë e tij, ndjeva dëshirën të dilja dhe të thoja se unë isha personi që e njihja më mirë se të gjithë ata.

Ata të gjithë e njihnin në një marrëdhënie shoqërore, pune etj të këtij lloji, kurse unë e njihja në marrëdhënien e një të panjohuri që kërkon drejtësi dhe që kërkon t’i respektohet e drejta, por nuk dola ta thoja këtë sepse nuk doja të “prishja skenarin” duke u futur në mes të tij, unë një njeri krejt i panjohur.

Atë që doja të thosha mbrëmë, vendosa ta shkruaj sot jo për të mburrur Florjanin sepse ai nuk ka aspak nevojë për këtë, por për të treguar se në sistemin tonë gjyqësor ka edhe njerëz të ndershëm, të cilët bëjnë detyrën pa u korruptuar.

Sot të bësh detyrën është virtyt, është virtyt i njerzëve që kanë pasion punën, që respektojnë tjetrin në të drejtën e tyre sepse kështu respektojnë veten dhe Florjani është një prej këtyre njerëzve.

Ai me modestinë e tij kërkoi që faktin e dhënies së të drejtës ta kalonte si bërje të detyrës, por në kohën e kalbëzimit të shoqërisë sonë, dhe sidomos në kohën e kalbëzimit të sistemit gjyqësor, të atij sistemi që duhet të na krijonte besim dhe shpresë, të bësh detyrën nuk është aq e thjeshtë.

Florjani ka zgjedhur të jetë ndryshe, jo ndryshe për t’u dukur, por të jetë ndryshe për të na treguar se në këtë vend nuk ka vdekur shpresa, se ka njerëz të cilët duan të vlerësohen profesionalisht, duan të punojnë me pasion dhe të respektojnë njeriun dhe detyrën.

Me këtë shkrim dua t’i them faleminderit që është i ndershëm dhe që bën detyrën, dhe faleminderit që e do ka shumë vendin e tij.

meri lika

Sondazh

Poll

Insights 26 Janar 2023, 12:24 Agim Xhafka

Dëbora e parë si dashuria e parë

Korça Dëbora e parë si dashuria e parë. Ngazëllim, marrje fryme, rrahje zemre, ëndërrim, fluturim, bekim. Korça...

Insights 22 Janar 2023, 21:40 Ola Xama

Korporata e Investimeve

Ola Xama Nga viti 2019 qeveria u kujtua se nuk kishte arritur të zhvillojë si duhet ekonominë shqiptare e se duhej një kompani në ...

Insights 12 Janar 2023, 21:24 Flora Xhemani Baba

Vdekja e ngadaltë e qytetit

Flora Xhemani Baba Shpeshherë përballemi në përditshmëri me faktin e trishtë të braktisjes së fshatrave. Por e v&eu...